Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biden do të emërojë Lloyd Austin si shef të Pentagonit

2020/12/08 at 8:10 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Biden do të emërojë Lloyd Austin si shef të Pentagonit

Presidenti i zgjedhur Joe Biden do të emërojë gjeneralin në pension, Lloyd J. Austin si sekretarin e tij të mbrojtjes, sipas personave me njohuri mbi këtë vendim. Nëse konfirmohet nga Senati, Austin do të jetë afrikano-amerikani i parë që udhëheq Pentagonin.


Biden e zgjodhi gjeneralin me katër yje ndër disa kandidatë, ndër të cilët edhe Michele Flournoy, ish-zyrtare e lartë në Pentagon dhe përkrahëse e presidentit të zgjedhur. Biden kishte peshuar ndër të tjerë edhe kandidaturën e Jeh Johnson, ish-këshilltar ligjor në Pentagon dhe ish-sekretar për sigurinë kombëtare.

Katër persona të afërt me ekipin e Biden e konfirmuan për agjencinë e lajmeve Associated Press se zoti Austin pritet të emërohet si shef i ardhshëm i Pentagonit, por pa pranuar të identifikohen publikisht pasi emërimi nuk është njoftuar ende zyrtarisht.

67-vjeçari Austin pritet të hasë në rezistencë gjatë procesit të konfirmimit në Senat për arsye të karrierës së mëparshme si ushtarak. Shumë në Uashington këmbëngulin për një ndarje të qartë mes udhëheqjes civile dhe asaj ushtarake të Departamentit të Mbrojtjes. Megjithëse shumë shefa të mëparshëm të Pentagonit kanë shërbyer edhe në ushtri për pak kohë, vetëm dy prej tyre –George C. Marshall dhe James Mattis —kanë qenë ushtarakë karriere.

Ashtu si Mattis, Gjenerali Austin duhet të marrë miratim nga Kongresi për të shërbyer si shef i Pentagonit. Kjo bëhet për të ruajtur karakterin civil të udhëheqjes së Departamentit të Mbrojtjes.

Austin u diplomua nga Akademia Ushtarake Westpoint në 1975 dhe ka shërbyer si ushtarak për 41 vjet.

Presidenti i zgjedhur Biden e ka njohur gjeneralin që në periudhën kur udhëhiqte trupat amerikane dhe të koalicionit në Irak dhe zoti Biden ishte nënpresident.

Austin shërbeu në 2012 si i pari afrikano-amerikan që bëhej zëvendës shef i shtabit të ushtrisë, Një vit më pas, ai u vu në krye të Komandës Qendrore Amerikane ku filloi të hartonte dhe zbatonte strategjinë ushtarake amerikane për të sprapsur ekstremistët e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Austin doli në pension në 2016, por duhet që Kongresi t’i japë leje atij për të marrë në dorë drejtimin e Pentagonit, pasi nuk kanë kaluar ende shtatë vjet që kur ai la uniformën ushtarake. Një leje e tillë u dha edhe në rastin e zotit Mattis, general i marinës në pension, i cili u emërua nga Presidenti Trump si shef i Pentagonit./ VOA



Ju sugjerojmë

Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania
Bota

Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania

11 Dhjetor, 2025 4:14 pm
Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho
Aktualitet

Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho

11 Dhjetor, 2025 3:45 pm
Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK
Aktualitet

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK

11 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Trump prezanton “vizat e arta” në vlerë të 1 milion dollarëve

11 Dhjetor, 2025 3:11 pm
Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho shpalos platformën e tij
Aktualitet

Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho shpalos platformën e tij

11 Dhjetor, 2025 2:19 pm
Berisha pranon firmat për Endrit Shabanin: Doli i lidhur me Ramën
Kryesore

Berisha pranon firmat për Endrit Shabanin: Doli i lidhur me Ramën

11 Dhjetor, 2025 2:16 pm
Berisha: Ku e keni Ramën? Ai dhe Balluku kanë frikë të dalin përpara qytetarëve
Kryesore

Berisha: Ku e keni Ramën? Ai dhe Balluku kanë frikë të dalin përpara qytetarëve

11 Dhjetor, 2025 1:39 pm
Në garë për kreun e SPAK, Gokaj: Do ta udhëheq drejt një faze të re pjekurie
Aktualitet

Në garë për kreun e SPAK, Gokaj: Do ta udhëheq drejt një faze të re pjekurie

11 Dhjetor, 2025 1:24 pm
Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe BE kundër Paqes Fiskale
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe BE kundër Paqes Fiskale

11 Dhjetor, 2025 1:21 pm
Gara e SPAK, Musabelliu flet për kërcënimet që ka marrë nga grupet kriminale
Aktualitet

Gara e SPAK, Musabelliu flet për kërcënimet që ka marrë nga grupet kriminale

11 Dhjetor, 2025 12:54 pm
Para
Foto/ Ky është 25-vjeçari që u ekzekutua nga polici në Tiranë

Foto/ Ky është 25-vjeçari që u ekzekutua nga polici në Tiranë

Si nisi rrëzimi i komunizmit, ja çfarë ndodhi më 8 dhjetor 1990

Si nisi rrëzimi i komunizmit, ja çfarë ndodhi më 8 dhjetor 1990

Rama, Basha dhe Kryemadhi kujtojnë 30-vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit

Rama, Basha dhe Kryemadhi kujtojnë 30-vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit
















TE FUNDIT

Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania

Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania
11 Dhjetor, 2025

Kroacia nënshkroi një marrëveshje sot me Gjermaninë për të blerë 44 tanke Leopard 2A8 gjatë vizitës së kryeministrit kroat Andrej...

Lexo më shumë

Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho

Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho
11 Dhjetor, 2025

Drejtuesi i ri i SPAK është zgjedhur sot me 7 vota, Klodjan Braho. Ai do të pasojë në këtë detyrë...

Lexo më shumë

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK
11 Dhjetor, 2025

Klodian Braho është kreu i ri i SPAK. Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi me votim të hapur për drejtuesin...

Lexo më shumë

Trump prezanton “vizat e arta” në vlerë të 1 milion dollarëve

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
11 Dhjetor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka prezantuar një skemë që mundëson sigurimin e vizës amerikane për periudhë afatgjatë për të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com