Mediat britanike kanë publikuar foton e 30-vjeçares Eltiona Skana, e cila vrau me thikë në park 7-vjeçaren, Emily Jones. Fotografia e shqiptares është publikuar për herë të parë që prej ngjarjes së rëndë që ndodhi në Mars në Britaninë e Madhe.
Disa ditë më parë ndaj 30-vjeçares ra akuza për vrasje pasi sipas prokurorëve nuk kishte prova të pastra për ta dënuar. Ajo ka pranuar fajësinë, por sipas mbrojtjes ngjarja ka ndodhur për shkak se Skana vuan nga sëmundje mendore.
Ngjarja e rëndë ndodhi në mars kur Emily ishte me prindërit në park duke shëtitur me një skuter. Ajo vrapoi për te nëna e saj e cila po qëndronte pak më tutje kur Skana i doli para vogëlushes duke i prerë fytin me një thikë artizanale.
Skana hyri në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2014 dhe aplikoi për azil duke pretenduar se ishte viktimë e trafikut njerëzor. Zyra e Brendshme ia mohoi fillimisht pretendimin, por pas një apeli asaj iu dha e drejta që të qëndronte deri në Dhjetor të 2024-ës./ Opinion.al