Kosova vijon të raportojë shifra të larta të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 19 perosna nga COVID-19.
Po ashtu, nga 1.314 testime të kryera gjatë 24 orëve, janë konfirmuar me koronavirus 468 qytetarë.
IKSHPK njofton se rastet e vdekjeve janë nga komunat: Pejë 3 raste (85, 74, 52 vjeç), Prizren 3 raste (91, 76, 60 vjeç), Prishtinë 2 raste (87, 65 vjeç), Ferizaj 2 rast (79, 78 vjeç), Gjakovë 2 raste (64, 51 vjeç), Gjilan 2 rast (78, 70 vjeç), Drenas 2 rast (78, 73 vjeç), Klinë 1 rast (53 vjeç), Suharekë 1 rast (73 vjeç), Shtërpc 1 rast (74 vjeç)”, njofton IKSHPK-ja.
Sipas IKSHPK, 683 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit. Që prej marsit, kur u paraqitën rastet e para me COVID-19, e deri më 6 dhjetor, në Kosovë janë regjistruar 42.805 raste me koronavirus.
Prej tyre, 1.106 pacientë kanë vdekur dhe 28.504 janë shëruar. Raste aktive vazhdojnë të jenë 13.195./ Opinion.al