Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka inspektuar shkollën e rindërtuar ‘’Lesh Nik Daka” në Lezhë.
I shoqëruar nga ministri i rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, Rama nuk i ka kursyer batutat për faktin se palestra e shkollës nuk kishte ende një top basketbolli.
“S’kanë top basketbolli, tmerr”, thotë Ahmetaj, ndërsa kryeministri ia kthen me batutë: “Po s’ka problem. I hyri tani basketbollit ky.
Teksa i afrohen palestrës së shkollës, kryeministri i kthehet kryebashkiakut Ndreu.
“O Pjerin s’ke top ti, apo vetëm bilbil ke se ke qenë polic”, thotë Rama, situatë e cila ka shkaktuar humor tek të pranishmit në takim. /Opinion.al