Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biden: Do t’u kërkojë amerikanëve të mbajnë maska për 100 ditë

2020/12/04 at 4:33 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Biden: Do t’u kërkojë amerikanëve të mbajnë maska për 100 ditë

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden tha të enjten se një ndër vendimet e tij të para si president do të jetë t’u kërkojë amerikanëve të mbajnë maska për 100 ditë.

Në një intervistë me gazetarin Jake Tapper të CNN-it, Biden tha, “Ditën e parë të inaugurimit, unë do t’i kërkoj publikut që të vendosë maskën për 100 ditë. Vetëm 100 ditë me maska – jo përgjithmonë, vetëm 100 ditë. Dhe mendoj se do të shohim një pakësim të ndjeshëm” të rasteve të koronavirusit, që kanë arritur në shifra rekord ditët e fundit me një rritje të numrave të vdekjeve ditore.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, më shumë se 14 milionë njerëz janë infektuar dhe më shumë se 275,000 të tjerë kanë vdekur nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara.

Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom thotë se shteti i tij pritet të lëshojë urdhër për qëndrimin në shtëpi të banorëve. Urdhrat do të fillojnë kur njësitë e kujdesit intensiv në spitalet brenda pesë rajoneve të këtij shteti të arrijnë në më shumë se 85% të kapacitetit, diçka që nuk ka ndodhur ende, por pritet të ndodhë së shpejti.

Në Korenë e Jugut, një shtim i rasteve me COVID-19 bëri që zyrtarët e shëndetit publik t’u bëjnë thirrje njerëzve të heqin dorë nga festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri, duke i organizuar festime në internet.

Koreja e Jugut njoftoi të premten 629 raste të reja të koronavirusit, shifra më e lartë në nëntë muaj në një vend që ka qenë model në kontrollin e virusit.

Kryeministri i Italisë nënshkroi një urdhër të enjten që kufizon udhëtimet brenda vendit nga periudha e pushimeve të Krishtlindjeve deri në 6 janar. Do të bëhen përjashtime për punë, si dhe arsye shëndetësore dhe emergjente.

Italia regjistroi të enjten 23,255 raste të reja me COVID dhe 933 vdekje. Ndërsa Shtetet e Bashkuara përgatisin planet për të filluar përdorimin e vaksinës COVID-19, zyrtarët paralajmëruan të enjten se hakerat po vënë në shënjestër kompanitë thelbësore për shpërndarjen e saj.

Në një postim në blog të publikuar të enjten, kompania IBM tha se ka zbuluar një komplot mashtrimi që synon bizneset përgjegjës për ruajtjen e vaksinës në temperaturat e ulta të nevojshme./ VOA

Etiketa: covid-19joe bidenmaskeshba

Ju sugjerojmë

Emrat/ Pesë zyrtarët që po shoqërojnë sot Putinin në Alaskë
Bota

Emrat/ Pesë zyrtarët që po shoqërojnë sot Putinin në Alaskë

15 Gusht, 2025 1:34 pm
Rritja e temperaturave, studimi: Kushtet klimatike nuk mbështesin “lulëzimin njerëzor”
Aktualitet

Ikën i nxehti ekstrem, në fundjavë freskohet moti

15 Gusht, 2025 1:17 pm
Dërgohen gjashtë helikopterë në tri vatrat aktive: Fushë Arrëz, Mirditë dhe Bulqizë
Aktualitet

Dërgohen gjashtë helikopterë në tri vatrat aktive: Fushë Arrëz, Mirditë dhe Bulqizë

15 Gusht, 2025 1:06 pm
Dhunohet futbollisti i Skënderbeut në Korçë, dy persona në pranga dhe 4 nën hetim
Aktualitet

Dhunohet futbollisti i Skënderbeut në Korçë, dy persona në pranga dhe 4 nën hetim

15 Gusht, 2025 12:49 pm
Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
Aktualitet

Ndezën qëllimisht zjarre, arrestohen 3 persona në Fier e Lushnje

15 Gusht, 2025 12:38 pm
Vrau të bijën shtatzënë, Doksan Dushku kërkon ulje dënimi nga Gjykata e Lartë
Aktualitet

Vrau të bijën shtatzënë, Doksan Dushku kërkon ulje dënimi nga Gjykata e Lartë

15 Gusht, 2025 12:26 pm
Trump letër Begajt: Pres me padurim të ndërtojmë së bashku të ardhmen
Aktualitet

Trump letër Begajt: Pres me padurim të ndërtojmë së bashku të ardhmen

15 Gusht, 2025 12:09 pm
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/Kryebashkiaku Topçiu: Stop dhunës!
Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/Kryebashkiaku Topçiu: Stop dhunës!

15 Gusht, 2025 12:02 pm
“Valixhja e Shkodrës” mirëpret udhëtarët në Rinas
Aktualitet

“Valixhja e Shkodrës” mirëpret udhëtarët në Rinas

15 Gusht, 2025 11:45 am
BE kritikon planin izraelit në Gazë
Bota

BE kritikon planin izraelit në Gazë

15 Gusht, 2025 11:21 am
Para
Itali/ Shënohet numri më i lartë i viktimave të COVID-19 prej muajit Maj

COVID-19 në botë, tjetër rekord infektimesh dhe viktimash

Erdogan sulmon Macron: Është një barrë për Francën

Erdogan sulmon Macron: Është një barrë për Francën

Rëndohet gjendja, Italia regjistron rekord rastesh të reja me COVID-19

COVID në Itali/ Studimi: Rastet 10 herë më të larta se ato të raportuara

TE FUNDIT

Emrat/ Pesë zyrtarët që po shoqërojnë sot Putinin në Alaskë

Emrat/ Pesë zyrtarët që po shoqërojnë sot Putinin në Alaskë
15 Gusht, 2025

Kremlini ka njoftuar se cilët zyrtarë do të shoqërojnë Presidentin Vladimir Putin në samitin e parë të udhëheqësve SHBA-Rusi që...

Lexo më shumë

Ikën i nxehti ekstrem, në fundjavë freskohet moti

Rritja e temperaturave, studimi: Kushtet klimatike nuk mbështesin “lulëzimin njerëzor”
15 Gusht, 2025

Moti pritet të freskohet këtë mes gushti. Sipas meteorologëve, fundjava do të sjellë ulje të temperaturave maksimale dhe minimale. “Dita...

Lexo më shumë

Dërgohen gjashtë helikopterë në tri vatrat aktive: Fushë Arrëz, Mirditë dhe Bulqizë

Dërgohen gjashtë helikopterë në tri vatrat aktive: Fushë Arrëz, Mirditë dhe Bulqizë
15 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vend. Përmes një postimi në rrjete...

Lexo më shumë

Dhunohet futbollisti i Skënderbeut në Korçë, dy persona në pranga dhe 4 nën hetim

Dhunohet futbollisti i Skënderbeut në Korçë, dy persona në pranga dhe 4 nën hetim
15 Gusht, 2025

Një futbollist i ekipit të Skënderbeut është dhunuar ditën e djeshme në Korçë nga një grup të rinjsh. Sipas uniformave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com