Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Gjergj Gjinin, autor i plagosjes së fqinjit të tij Hil Gjini, pak ditë më parë në Balldre.
69-vjeçari i zuri pritë dhe qëlloi me armë ndaj 43-vjeçarit, në kohën që ky i fundit po dërgonte fëmijët në shkollë me automjetin e tij. Bashkëshortja dhe fëmijët e Hil Gjinit kanë ndërhyrë duke i hequr autorit armën nga dora.
Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura autori është shprehur se ka pasur konflikte të vazhdueshme me fqinjin e tij, por i kishte zënë pritë vetëm për ta ta trembur.
Avokati mbrojtës Petrit Mhilli kërkoi një mase më të butë ndaj klientit të tij me pretendimin se ka probleme shëndetësore me zemrën, por kjo kërkesë nuk u mor parasysh./Opinion.al