Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Krujës, pasi gjatë kontrollit në bagazhin e makinës së tij janë gjetur 38 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë.
Arrestimi i P. L., banues në Tiranë u bë në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, në vendin e quajtur “Nënkalimi i Fushë Krujës”.
Në cilësinë e provës materiale, autoritetet sekuestruan lëndën narkotike, automjetin “Volksëagen” dhe 2 aparate celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./ Opinion.al