Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bisedime për paqe,marrëveshje historike mes qeverisë afgane dhe talibanëve

2020/12/02 at 10:30 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bisedime për paqe,marrëveshje historike mes qeverisë afgane dhe talibanëve

Qeveria afgane dhe talibanët arrijnë marrëveshje “historike” në bisedimet për paqe.

Zyrtarët e Qeverisë afgane dhe përfaqësuesit e talibanëve kanë thënë se janë pajtuar në parim për një marrëveshje të zhvillimit të bisedimeve për paqe. Kjo njëherësh përbën marrëveshjen e tyre të parë të shkruar në 19 vjetët e fundit të luftës. Njoftimi i 2 dhjetorit është konsideruar pikë kthese sepse u jep negociatorëve më shumë kohë për të kaluar në çështje më substanciale.

Aty përfshihen bisedimet me qëllim të arritjes së armëpushimit.

“Negociatat aktuale të të dyja palëve negociatore tregojnë se ka gatishmëri në mesin e afganëve për të arritur paqe substanciale dhe të dyja palët janë të përkushtuara për të vazhduar përpjekjet e tyre të sinqerta për të arritur paqe të qëndrueshme në Afganistan”, ka thënë Nader Nadery, anëtar i ekipit negociator nga ana e Qeverisë afgane.

Një përfaqësues i talibanëve ka publikuar pothuajse deklaratën e njëjtë në rrjetin social, Twitter.

Në deklaratën e tyre të përbashkët është thënë “të jetë caktuar një komitet i përbashkët për të përgatitur temat e agjendës” për bisedime të paqes.

Kjo marrëveshje vjen pas disa muajsh të bisedimeve në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Të dyja palët vazhdojnë të jenë në luftë, meqë sulmet e talibanëve ndaj forcave të Qeverisë afgane janë duke vazhduar.

Marrëveshja është “një hap përpara drejt nisjes së negociatave për çështjet kyçe, duke përfshirë armëpushimin, si çelës të popullit afgan për paqe afatgjatë”, ka thënë zëdhënësi i presidencës afgane, Sediq Sediqqi, duke cituar presidentin, Ashraf Ghani.

Si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Katari, e kanë konsideruar marrëveshjen “moment historik”.

Qeveria e përkrahur nga Shtetet e Bashkuara ka qenë në pushtet në Afganistan prej pushtimit amerikan më 2001, ndonëse talibanët kanë fituar kontroll në disa pjesë të këtij vendi viteve të fundit.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar mes Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve në Doha, në shkurt të këtij viti, të gjitha forcat e huaja duhet të largohen nga Afganistani deri në maj të vitit 2021, në këmbim me garanci për siguri nga ana e grupit militant.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërkuar që të përshpejtohet procesi i tërheqjes së trupave amerikane, duke thënë se dëshiron të ketë në shtëpi të gjithë trupat për Festën e Krishtlindjes.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka njoftuar se 2,000 trupa do të largohen nga Afganistani në mesin e muajit janar, duke lënë mbrapa vetëm 2,500 të tjerë./REL

Ju sugjerojmë

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
Bota

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

31 Tetor, 2025 10:32 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

31 Tetor, 2025 9:31 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Kronikë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

31 Tetor, 2025 8:12 pm
Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Aktualitet

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 8:08 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha

31 Tetor, 2025 7:24 pm
“Dodik, mbrojtës i Krishterimit!” Kush loboi te Trump për heqjen e sanksioneve?
Rajoni

“Dodik, mbrojtës i Krishterimit!” Kush loboi te Trump për heqjen e sanksioneve?

31 Tetor, 2025 6:24 pm
7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit
Aktualitet

7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit

31 Tetor, 2025 5:39 pm
Ky është avioni më i shpejtë në botë
Life Style

Ky është avioni më i shpejtë në botë

31 Tetor, 2025 5:18 pm
SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza
Kronikë

SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza

31 Tetor, 2025 4:41 pm
Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
Aktualitet

Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë

31 Tetor, 2025 4:37 pm
Para
Aksident në aksin Lushnjë-Fier, humb jetën një person

Dibër/ Makina del nga rruga, humb jetën një person

Video/Historia e kishës që u vendos në bunker

Video/Historia e kishës që u vendos në bunker

Shenjat e horoskopit ‘problematike’ në një lidhje

Horoskopi, 3 dhjetor 2020

TE FUNDIT

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
31 Tetor, 2025

Pallati Buckingham njoftoi të enjten se Mbreti Charles ka filluar procesin e heqjes së të gjithë titujve dhe nderimeve për...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
31 Tetor, 2025

Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos,...

Lexo më shumë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
31 Tetor, 2025

Tre persona janë shoqëruar në komisariatin e Devollit këtë të premte. Bëhet fjalë për Alti Nallbati, Marsel Buci dhe Trajan...

Lexo më shumë

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
31 Tetor, 2025

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com