Italia ka regjistruar ditën e sotme 20.709 raste të reja të prekura më COVID-19 nga 19.350 raste të raportuara ditën e djeshme.
Bilanci italian i publikuar nga autoritetet mjekësore tregon një rritje të numrave, relativisht në 24 orët e fundit, dhe një ulje të viktimave.
Sipas raportit, 684 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, ndërkohë që dje ishin 785 viktima.
Sipas të dhënave të OBSH-së, Italia ka qenë ndër 5 vendet me më shumë raste me COVID-19 gjatë javës së fundit.
Lombardia rikthehet si rajoni më i goditur me 3425 raste, e ndjekur nga Veneto, Kampanja dhe Lacio.