Komisioneri për zgjerimin, Oliver Varheley është shprehur se angazhimi ndaj Ballkanit Perëndimor është prioritet i Bashkimit Europian.
Përmes një video të shpërndarë në “Twitter”, Varheley përmend mbështetjen e komisionit aktual ndaj rajonit, gjatë vitit të parë në detyrë.
Ndër të tjera, Komisioneri për zgjerimin thotë se “Bashkë me shtetet anëtare, komisioni fuqizoi procesin e zgjerimit duke miratuar një metodologji të re, e cila lejoi t’i jepej drita jeshile nisjes së negociatave më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.”
Ai ka përmendur dhe planin ekonomik per Ballkanin Perëndimor, duke thënë se ky plan do të ndihmojë rajonin të rimëkëmbet më shpejt.
“Komisioni europian qëndroi në krah të Ballkanit perëndimor gjatë krizës së koronavirusit, e po ashtu fqinjëve të Europës Lindore dhe Jugore. Ofruam mbështetje të rëndësishme, si në terren ashtu edhe financiare. Dhe pavarësisht krizës, ne u fokusuam edhe te prioritetet afatgjata. Pikë së pari, forcuam angazhimin tonë ndaj fqinjëve të Ballkanit Perëndimor, një prioritet për këtë komision dhe për të gjithë Bashkimin Europian. Bashkë me shtetet anëtare, komisioni fuqizoi procesin e zgjerimit duke miratuar një metodologji të re, e cila lejoi t’i jepej drita jeshile nisjes së negociatave më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Miratuam gjithashtu një plan ambicioz ekonomik dhe investimesh për Ballkanin Perëndimor që synon ndryshimin e pamjes së rajonit deri në fund të mandatit të këtij komisionin. Ky plan do të ndihmojë rajonin të rimëkëmbet më shpejt dhe më i fortë nga kriza e të ngushtojë edhe më shpejt hendekun ekonomik mes nesh. Që prej ditës se parë në detyrë, ne qëndruam në krah të Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues një vit më parë dhe organizuam konferencën e donatorëve në mbështetje të përpjekjeve për rindërtimin. Ndërsa ky komision shënon vitin e tij të parë në detyrë në vazhdojmë t’i përgjigjemi të gjitha sfidave të Europës, ndërsa ndihmojmë fqinjët tanë të fuqizohen e të afrohen me ne”.-thotë Varheley.
Videoja e Varheley vjen pas dekalratës së kancelares gjermane Angela Merkel, e cila u shpreh skeptike çeljen e negociatave me Shqipërinë këtë vit. / Opinion.al
In the first year of this @EU_Commission, we stood by the partners in #WesternBalkans, in the neighbourhood to #East and #South during the #COVID19 pandemic. And despite the crisis, we also delivered on policy priorities. #vdLCommission pic.twitter.com/ky0zt38anf
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) December 1, 2020