Dy persona janë arrestuar nga policia e Lezhës, pasi akuzohen se kanë aksidentuar një person për vdekje një ditë më parë në aksin rrugor Lezhë-Milot, në Ishull Lezhë.
Autoritete njoftojnë se të arrestuarit janë A.Xh.,22 vjeç dhe N.M.,19 vjeç, të cilët , duke lëvizur me mjetet e tyre tip “Benz ” dhe “BMW”, në sense të kundërta, kanë aksidentuar shtetasin Gj.K.,61 vjeç,banues në Lezhë, i cili ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në D.V.P Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasit:A.Xh.,22 vjeç dhe N.M.,19 vjeç, banues në Lezhë.
Këta shtetas,rreth orës 17:30,të datës 29.11.2020, në aksin rrugor Lezhë-Milot,në Ishull Lezhë, duke lëvizur me mjetet e tyrë tip “Benz ” dhe “BMW”, në sense të kundërta, kanë aksidentuar shtetasin Gj.K.,61 vjeç,banues në Lezhë, i cili ka humbur jetën.
Materialet hetimore iu referuan u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al