Shqipëria u zgjua sot më një tjetër lajm të tek nga spitalet COVID. Një tjetër pacient i infektuar me COVID-19 i dha fund jetës duke u hedhur nga lartësia e spitalit “Shefqet Ndroqi”, ku po kurohej.
Viktima është identifikuar si Leonard Skabona nga Rrësheni kishte 2 ditë i shtruar në spitalin “COVID2”
Bëhet me dije se 60-vjeçari ka zgjedhur momentin, kur lëvizja e stafit mjekësor ishte e reduktuar dhe është hedhur nga kati i tretë i spitalit.
Ky është rasti 5-të që pacientët me COVID i japin fund jetës duke hedhur nga lartësitë e spitaleve. Nga këto raste, 4 janë në “Shefqet Ndroqi” dhe një është në Spitalin Infektiv.
Rasti i parë është regjistruar në muajin gusht, më datë 13. I riu nga Durrësi Xhino Koça, 29 vjeç, pas disa ditësh trajtim në spitalin “Shefqet Ndroqi” u vetëhodh nga kati i tretë dhe ndërroi jetë në vendngjarje.
Ndërkohë, edhe rasti i dytë është regjistruar në spitalin e sipërpërmendur. Më datë 2 shtator, 65 vjeçari nga Klosi Hasan Mira, është hedhur nga kati i katërt i spitalit duke ndërruar jetë menjëherë. Ai kishte dy ditë që ishte shtruar te “Shefqet Ndroqi”.
Më datë 1 Nëntor, Preng Gjonaj 52 vjeç, pas një jave i shtruar në Santorium, në gjendje të rënduar psikologjike ka vendosur t’i japë fund jetës duke u vetëhedhur nga lartësia e këtij spitali. Ngjarja ka ndodhur në orën 03.10 të mëngjesit.
Ende pa u bërë 10 ditë nga kjo ngjarje e rëndë që trondiste për herë të tretë stafin e spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe gjithë opinionin publik, një i moshuar që po merrte trajtim për Covid-19 u vetëflijuar duke u hedhur nga kati i dytë i Infektivit.
Më datë 10 Nëntor, Reshat Grendi 69 vjeç, shpëtoi nga hedhja nga kati i dytë i Spitalit Infektiv, por ndërroi jetë një ditë më pas si pasojë e plagëve të marra.
Ndërsa sot, rreth orës 00:30 në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, 60 vjeçari Leonard Skabona i dha fund jetës duke u hedhur nga lartësia e spitalit./ Opinion.al