Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali financiar, kontrollohen E-maile e Scholz nga koha si kryebashkiak

2022/08/09 at 12:27 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali financiar, kontrollohen E-maile e Scholz nga koha si kryebashkiak

Në lidhje me skandalin gjigant financiar, “Cum-ex” hetuesit kanë marrë në shqyrtim edhe E-maile tëe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, nga koha kur ai ishte kryebashkiak i Hamburgut.

Sipas raportimeve në media, hetuesit gjermanë do të kontrollojnë E-maile të kancelarit të sotëm, Olaf Scholz, nga koha kur ai drejtonte qeverinë e landit të Hamburgut. Gazeta “Hamburger Abendblatt” ka raportuar, se kjo del nga dokumentet që ka në zotërim komisioni hetimor i Hamburgut në lidhje me skandalin financiar Cum-ex. Sipas njoftimit që më 30 mars Gjykata e Qarkut Köln ka lëshuar një urdhër hetimor për postën elektronike me adresë: [email protected], adresa zyrtare e Olaf Scholzit në kohën kur ishte kryebashkiak i Hamburgut.

Sipas afp do të kontrollohen me vendim gjykate E-maile, shënime kalendarike, dhe bashkangjitje të postës elektronike nga 1 janari 2015. Scholz ka qenë deri në vitin 2018 Kryebashkiak i Hamburgut. Gazeta e Hamburgut, “Abendblatt” shkruan, se në lidhje me këto hetime kërkohet të zbardhet, nëse dhe si ka ndikuar politika në vendimin e marrë në nëntor 2016, për të hequr dorë nga një kërkesë financiare tatimore në vlerë prej 47 milionë eurosh kundër bankës Warburg, në kontekstin e Cum-ex. Në fokus është edhe një takim i Scholzit me kreun e atëhershëm të bankës Warburg, Christian Olearius.

Zëdhënësi i qeverisë: nuk kam dijeni

Kontrolli i E-maileve të Scholzit bëhet në kuadër të hetimeve kundër deputetit të SPD-së, Johannes Kahrs dhe të tjerëve që dyshohen për favorizim dhe mbështetje të evazionit fiskal. Tek deputeti i Bundestagut Kahrs, i cili është angazhuar për bankën Warburg, sipas raportimeve në media, në kuadër të kontrolleve janë gjetur 200.000 euro në një sirtar privat banke.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit është shprehur për Hamburger “Abendblatt”, në lidhje me kontrollin e E-maileve të kancelarit Scholz, se “nuk ka dijeni për këtë. Dhe nuk ka asgjë për të fshehur.”

Çfarë është skandali financiar Cum-ex?

Me Cum-ex lidhet zhvendosja e aksioneve brenda një dite e dividendeve, për të mundësuar rimbursimin e tatimit mbi kapitalin, një shumë që nuk i ishte paguar shtetit. Kështu shteti gjerman përmes këtyre rimbursimeve financiare ka humbur miliarda euro. Skandali u zbulua në vitin 2017. Para një viti Gjykata Federale e Lartë vendosi t’i quajë evazion fiskal të dënueshëm operacionet financiare në lidhje me Cum-ex. Ndërkohë janë ngritur një sërë padish në Gjermani kundër punonjësve të caktuar në banka./ DW

Ju sugjerojmë

I dënuar për prodhim dhe shitje droge, ekstradohet nga Zagrebi 51-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Ekstradohen nga Dubai dy të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare

11 Qershor, 2025 11:33 am
Plazh i sigurt në Divjakë, asnjë vendqëndrim për motorët e ujit
Aktualitet

Plazh i sigurt në Divjakë, asnjë vendqëndrim për motorët e ujit

11 Qershor, 2025 11:27 am
Rusia bombardon Kharkivin, 3 të vdekur/ Raportohen 57 të plagosur, mes tyre 7 fëmijë
Bota

Rusia bombardon Kharkivin, 3 të vdekur/ Raportohen 57 të plagosur, mes tyre 7 fëmijë

11 Qershor, 2025 11:24 am
Ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule paraqitet në SPAK
Aktualitet

Ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule paraqitet në SPAK

11 Qershor, 2025 11:22 am
Pas 5 ditë kërkimesh, polumbarët gjejnë në Shkumbin trupin e 46-vjeçarit
Aktualitet

U raportua i humbur, gjendet trupi i pajetë i 6-vjeçarit buzë lumit Shkumbin

11 Qershor, 2025 11:16 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Sherr mes të rinjve në kryeqytet/ Lëndohet 26-vjeçari, shpallen në kërkim 4 të tjerë

11 Qershor, 2025 11:11 am
Spiropali merr pjesë në samitin Ukrainë-Evropë Juglindore që mbahet në Odesa
Aktualitet

Spiropali merr pjesë në samitin Ukrainë-Evropë Juglindore që mbahet në Odesa

11 Qershor, 2025 11:00 am
Ish-presidentja e Argjentinës dënohet me 6 vite burg
Bota

Ish-presidentja e Argjentinës dënohet me 6 vite burg

11 Qershor, 2025 10:55 am
Sulmi në Austri, autori kishte përgatitur edhe një bombë artizanale
Bota

Sulmi në Austri, autori kishte përgatitur edhe një bombë artizanale

11 Qershor, 2025 10:48 am
Guvernatori Sejko: BSH ka afruar praktikat me BE-në, për t’i paraprirë integrimit
Aktualitet

Guvernatori Sejko: BSH ka afruar praktikat me BE-në, për t’i paraprirë integrimit

11 Qershor, 2025 10:33 am
Para
Kulla: Çmimi i naftës do të shkojë 5 mijë Lekë

Bordi ndryshon përsëri çmimin e naftës

Emrat/Grabitën nën kërcënimin e armës një 23-vjeçar, arrestohen dy persona në Tiranë

Emrat/Grabitën nën kërcënimin e armës një 23-vjeçar, arrestohen dy persona në Tiranë

Zjarret/ Digjen disa hektarë me pyje në Memaliaj

Bilanci/ 9 vatra zjarri aktive në vend

TE FUNDIT

Ekstradohen nga Dubai dy të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare

I dënuar për prodhim dhe shitje droge, ekstradohet nga Zagrebi 51-vjeçari shqiptar
11 Qershor, 2025

Ditën e sotme pritet ekstradimi nga Dubai i dy të shumëkërkuarve nga drejtësia shqiptare. Policia bën të ditur se pritet...

Lexo më shumë

Plazh i sigurt në Divjakë, asnjë vendqëndrim për motorët e ujit

Plazh i sigurt në Divjakë, asnjë vendqëndrim për motorët e ujit
11 Qershor, 2025

Mund ta marrësh detin në këmbë vetëm në plazhin e Divjakës. Këtu është një mundësi e shkëlqyer për t’u ndier...

Lexo më shumë

Rusia bombardon Kharkivin, 3 të vdekur/ Raportohen 57 të plagosur, mes tyre 7 fëmijë

Rusia bombardon Kharkivin, 3 të vdekur/ Raportohen 57 të plagosur, mes tyre 7 fëmijë
11 Qershor, 2025

Gjatë një sulmi me dronë rus gjatë natës në qytetin  Kharkiv, tre persona kanë mbetur të vrarë. Guvernatori i rajonit,...

Lexo më shumë

Ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule paraqitet në SPAK

Ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule paraqitet në SPAK
11 Qershor, 2025

Ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com