Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit imzot Frendo është shëruar nga koronavirusi dhe pritet që së shpejti t’i rikthehet aktivitetit të tij pranë kishës.
Duke falënderuar të gjithë ata që ju gjendën pranë, imzot George Frendo është shprehur se kjo periudhë ka qenë një përvojë e dhimbshme për të.
“Kjo periudhë ka qenë për mua eksperiencë e dhimbshme. Së shpejti do të jem përsëri me grigjën time. Larg saj jam ndjerë si kokë pa trup”, ka thënë duke shpresuar se do të jetë në kremtimin e meshës më 6 Dhjetor./Opinion.al