COVID-19 ka shkaktuar vdekjen e një tjetër mjeku në Shqipëri. Mësohet se është ndarë nga jeta në moshën 67- vjeçare mjeku pediatër nga Kavaja, Hidajet Deda.
Mësohet se Deda e kishte kaluar koronavirusin, por ai i kishte lënë pasoja pulmonare, gjë e cila shkakoi vdekjen e tij.
Mjeku Hidajet Deda ishte negativizuar, por prej rreth 20 ditësh ndodhej në një spital privat ku oksigjenohej në periudhën post Covid-19.
Aktualisht mjeku i njohur ishte në pension, por për shkak të nevojës spitalit të Kavajës për mjek. Ai kishte vendosur të rikthehej në shërbim të pacientëve./ Opinion.al