Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka qënë ditën e sotme në qytetin e Vlorës në kuadër të ditë së pavarësisë së Shqipërisë.
Gjatë fjalës së tij, Presidenti ka komentuar raportin e Dick Martyn, teksa është shprehur se ky është një akt që u shërben armiqve.
“S’kemi kohë për të humbur me akte që u shërbejnë armiqve të Shqipërisë. Nuk i shërbejnë as Shqipërisë as shtetit të Kosovës as unitetit kombëtar”, tha Meta.
Ndërkaq, gjatë deklaratës së tij, Presidenti e ka cilësuar këtë 28 nëntor si të veçantë dhe ka premtuar se 28 nëntori tjetër do të jetë ndryshe.
“Ky është një 28 nëntor i veçantë sepse vetëm 3 muaj më parë festuam 100 vjetorin e çlirimit të Vlorës. Jo rastësisht këto dy ngjarje të mëdha lidhen me Vlorën dhe jam këtu për t’u përulur me nderimin më të madh, jo vetëm për ata që shpallën pavarësisë por edhe ata që dhanë jetën për të arritur deri të Dita e Pavarësisë, dhe ata që ndihmuan për ta mbrojtur pavarësinë e shpallur nga Ismail Qemali. Pavarësia dhe sovraniteti duhen ruajtur si sytë e ballit. Është një ditë që na fton edhe për të reflektuar edhe për t’u bashkuar së bashku”, shtoi ai.