Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në fshatin Mushan,Dajç në Shkodër.
Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i vrarë një 46-vjeçar i identifikuar me Ridvan Ramazani, ndërsa ende nuk janë të qarta motivet e krimit.
46-vjeçari është gjetur i pajetë në makinën e tij “BMW” pranë një pike karburanti.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa në ndihmë të tyre janë nisur forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale Renea.
Njoftimi i policisë
Më datë 28.11.2020, rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti është gjetur, dyshohet i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “BMW” shtetasi R. H. 46 vjeç banues në fshatin Darragjat, Shkodër,
Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale Renea
Janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore në bashkëpunim me DVP Lezhë.