Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të lirojë një nga të penduarit e dosjes së grabitjes së blindave me para. Admir Çerpja, i dënuar me 5 vite e 8 muaj burg në vitin 2019, u la i lirë nga gjykata. Ai u arrestua në vitin 2017 si i përfshirë në grabitjen e blindave ta Rinasit .
Ai përfitoi ulje të dënimit për shkak të ndihmës që dha me dëshminë e tij në zbardhjen e ngjarjeve. Pak ditë më parë u lirua dhe Ditjon Memlikaj po në statusin e bashkëpunëtorit.
Më 9 shkurt 2017 në aksin Tiranë-Rinas, u sulmuan makinat e blinduara të një banke të nivelit të dytë. Dyshohet se u morën rreth 3.2 milionë dollarë. Pak ditë më pas u arrestua Admir Çerpja ndërsa në afërsi të banesës së tij u gjetën të groposur tenxhere me presion brenda së cilës u gjetën dhe një sasi parash.