Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koronavirusi/ Meta i dërgon letrën me 11 propozime Manastirliut

2020/11/27 at 6:19 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Koronavirusi/ Meta i dërgon letrën me 11 propozime Manastirliut

Pas takimit me mjekët, Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një letër ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 në vendin tonë. Përmes kësaj letre, Meta vë në dijeni kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit Gramzo Ruçi.

Në letrën drejtuar ministres Ogerta Manastirliu, Meta ka shkruar propozimet për luftën kundër pandemisë. Ndër të tjera Meta shprehet se duhet që të futen në përdorim testet e shpejta dhe të bëhet njësimi favorizues i çmimeve të testeve të Covid-19.

  1. Duhet të futen sa më shpejt në përdorim testet analitikë të shpejtë, për shkak të shkurtimit të kohës dhe të uljes së kostove. Ndërkohë, përdorimi i metodës së references PCR dhe testeve të shpejta të ecin paralelisht, për zbulimin sa më të shpejtë dhe të saktë të infektuarve dhe gjurmimin në kohë të tyre
  2. Duhet të futen menjëherë në funksion, spitalet rajonale, duke bërë edhe një decentralizim dhe rigrupim të tyre, në mënyrë që disa prej tyre të kthehen në spitale Covid dhe të tjerët t’ju shërbejnë pacientëve me sëmundje të tjera dhe të sëmurët të mos transportohen të gjithë në Tiranë.
  3. Duhet të sigurohet aparatura ECMO për shpëtimin e jetës, për rastet e rënda të këtij infeksioni në spitalet tona.
  4. Duhet të bëhet njësimi favorizues i çmimeve të testeve covid, për t’i hequr një barrë të rëndë ekonomike familjeve shqiptare si dhe duhet të shtohet numri i testimeve.
  5. Të shfrytëzohen të gjitha kapacitetet dhe potencialet njerëzore që kemi, përfshirë edhe ata mjekë e infermierë që nuk janë pjesë e shërbimit aktiv dhe janë në pension.
  6. Të shpejtohen proçedurat e liçencimit të mjekëve, për të rritur numrin e tyre në shërbimin mjekësor
  7. Duhet një qasje multisektoriale në përballjen me pandeminë. Protokollet duhet të përditësohen dhe është shumë e rëndësishme të përfshihen edhe reanimatorët.
  8. Nevojiten mekanizma koordinimi nëpër rrethe, që të mbledhin të dhënat, të vlerësojnë nevojat në rang kombëtar, veçanërisht për barna apo për oksigjen, në mënyrë që të mos kemi mungesa për asnjë moment.
  9. Duhen kontrolluar barnat që qarkullojnë, sepse kemi disa prej tyre të paliçencuara dhe me një kosto disafish më të lartë nga çmimi fillestar. Duhet të kemi siguri në barnat që sillen dhe të ndalohet spekulimi me çmimet. Institucioni i Presidentit të Republikës, 04 2389 810, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë. www.president.al
  10. Duhet të ngrihen ekipe epidemiologjike, në nivel rajonal, për të ndjekur situatën epidemiologjike, sepse jo të njëjtat masa që duhen marrë në Tiranë, vlejnë edhe për qytete të tjera më të vogla dhe me më pak raste infeksioni.
  11. Vendimet, që merren nga qeveria nepërmjet Komitetit Teknik të Ekspertëve, kanë të nevojshëm një argumentim të detajuar dhe bindës për opinion publik, në mënyrë që të sigurohet mbështetja masive e qytetarëve për to, në funksion të suksesit të këtyre masave, dhe jo thjesht imponimi përmes masave dhe dënimeve administrative.

Ju sugjerojmë

Meloni fjalim për Krishtlindje: Ishte një vit i vështirë, viti tjetër do jetë më keq
Bota

Italia do e refuzojë Bordit të Paqes për Gazën, pengesë edhe kushtetuta

21 Janar, 2026 12:48 pm
Blerina Gjylameti, në krye të AKU
Aktualitet

Blerina Gjylameti, në krye të AKU

21 Janar, 2026 12:44 pm
“21 janari”, Mark Nika del nga SPAK: Prokurori më tha se…
Aktualitet

“21 janari”, Mark Nika del nga SPAK: Prokurori më tha se…

21 Janar, 2026 12:41 pm
Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri te Fresku dhe në Tufinë, 3 të arrestuar
Kronikë

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri te Fresku dhe në Tufinë, 3 të arrestuar

21 Janar, 2026 11:45 am
Bordi i Paqes/ Trump fton edhe Osmanin, Rama e uron
Kryesore

Bordi i Paqes/ Trump fton edhe Osmanin, Rama e uron

21 Janar, 2026 11:08 am
Kupa e Botës 2026, cilat do të jenë rregullat e reja që do testohen në Botëror
Sport

Kupa e Botës 2026, cilat do të jenë rregullat e reja që do testohen në Botëror

21 Janar, 2026 10:42 am
15 vite nga 21 Janari, Rama për Berishën: Deshi të tregonte se të vret me të vërtetë
Aktualitet

15 vite nga 21 Janari, Rama për Berishën: Deshi të tregonte se të vret me të vërtetë

21 Janar, 2026 10:25 am
Përkeqësohet moti, zonat më problematike për qarkullimin e mjeteve
Aktualitet

Përkeqësohet moti, zonat më problematike për qarkullimin e mjeteve

21 Janar, 2026 9:36 am
Dëborë në Pukë e Fushë-Arrëz, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes…
Aktualitet

Dëborë në Pukë e Fushë-Arrëz, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes…

21 Janar, 2026 9:33 am
Udhëtonte për në Davos, Air Force One i Trump pëson defekt
Bota

Udhëtonte për në Davos, Air Force One i Trump pëson defekt

21 Janar, 2026 9:02 am
Para
Vrasja e shkencëtarit, Ministri i Jashtëm iranian fajëson Izraelin

Vrasja e shkencëtarit, Ministri i Jashtëm iranian fajëson Izraelin

Pikëpyetje mbi vlerësimin e dëmeve në shkollat që do të financohen nga BE

Pikëpyetje mbi vlerësimin e dëmeve në shkollat që do të financohen nga BE

Durrës/ Helmohen tre punonjës të paraburgimit dhe një i burgosur

Aksident në Fushë-Krujë, plagoset një person

TE FUNDIT

Italia do e refuzojë Bordit të Paqes për Gazën, pengesë edhe kushtetuta

Meloni fjalim për Krishtlindje: Ishte një vit i vështirë, viti tjetër do jetë më keq
21 Janar, 2026

Mburoja është neni 11 i Kushtetutës. Ai i lejon Italisë të jetë pjesë e organizmave ndërkombëtarë që merren me paqen,...

Lexo më shumë

Blerina Gjylameti, në krye të AKU

Blerina Gjylameti, në krye të AKU
21 Janar, 2026

Blerina Gjylameti është emëruar në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Ish-deputetja e Partisë Socialiste zëvendëson në këtë post...

Lexo më shumë

“21 janari”, Mark Nika del nga SPAK: Prokurori më tha se…

“21 janari”, Mark Nika del nga SPAK: Prokurori më tha se…
21 Janar, 2026

Xhaxhai i Aleks Nikës, i cili u vra me 21 janar të 2011, Mark Nika ishte sot në SPAK ku...

Lexo më shumë

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri te Fresku dhe në Tufinë, 3 të arrestuar

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri te Fresku dhe në Tufinë, 3 të arrestuar
21 Janar, 2026

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona, Artur Brahimaj, Ilir Zyberi dhe Artur Rushiti, pjesë e një grupi kriminal që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com