Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të këshillit të qarkut të Kukësit për t’i hequr titullin “Qytetar Nderi” publicistit Kosovar, Veton Surroit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama distancohet nga ky vendim, ndërsa e cilëson atë një lajthitje kolektive dhe se pret që Prefekti ta refuzojë.
Po ashtu, kryeministri shprehet se parlamenti duhet të ndërhyjë për ta zgjidhur njëherë e mirë çështjen e titujve dhe medaljeve.
“Vendimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit është një lajthitje kolektive që uroj Prefekti do ta refuzojë! Ndërkohë parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve. Ky vend s’mund të jetë një planet më vete brenda botës që e ka sistemuar me kohë e me vakt këtë punë, ku s’ka president që jep medalje për heronjtë e luftrave të shkuara se kështu i thotë koka dhe s’ka këshill që ia heq titullin dikujt me kërkesë të disave! Boll me këtë absurd”, shkruan Rama./ Opinion.al