Vijojnë kontrollet e autoriteteve për respektimin e masave antiCOVID. Policia e Shtetit njofton se 729 qytetarë janë gjobitur në 24 orët e fundit pasi nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse.
Po në 24 orët e fundit janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit. Pasi janë identifikuar ata janë ndëshkuar me gjobë 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat pas orës 22:00 deri në orën 06:00./Opinion.al