Imunologu Genc Sulçebe ka folur në emisionin “Opinion” për vaksinat anti-COVID që janë prodhuar deri më tani në të gjithë botën.
Sulçebe komentoi vaksinën ruse “Sputnik V”, e cila ka treguar 92% efikasitet për mbrojtjen nga COVID-19. Imunologu theksoi se efekti i kësaj vaksine është thuajse i njëjtë me të tjerat, pasi është prodhuar nga laboratori “Gamaleya”, i cili më herë ka krijuar një nga vaksinat kundër ebolës.
Sipas Sulçebe, i vetmi problem tek vaksina ruse është prodhimi saj në masë, pasi Rusia nuk ka teknologjinë e nevojshme.
“Vaksina e ruse është e ngjashme pothuaj se e njëjtë me atë të Oxfordit dhe kineze, kanë të njëjtën teknologji dhe kanë të njëjtin efekt. Nuk duhet të nënvlerësojmë “Gamaleya” sepse është një institucion me shumë traditë, janë marrë me studimet e vaksinave dhe këtë vaksinë e kanë prodhuar në bazë të platformës së vaksinës ndaj ebolës. Një nga vaksinat për ebolën. Rusët nuk është se nuk kanë mundësi financiare, por është një teknologji mjaftë të sofistikuar dhe mesa duket nuk kanë aftësi të prodhojnë në doza të mëdha”.-tha Sulçebe./ Opinion.al