Pandemia COVID-19 vijon të shkaktojë viktima në Spanjë. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 537 qytetarë, kjo shifra më e lartë e viktimave të valës së dytë të pandemisë.
Që prej nisjes së pandemisë, Spanja ka regjistruar rreth 1.6 milionë raste me COVID-19 dhe mbi 43 mijë viktima. Qeveria nuk ka marrë ende një vendim lidhur me festat e fundvitit, ndërsa do të hapë spitalin e parë të specializuar për pandemitë në Madrid. Kjo ka ngjallur polemika, pasi sindikatat kërkojnë që ato fonde të përdoren për shtimin e personelit shëndetësor dhe pajisjeve.
Spanja zbuloi dhe planin e vaksinimit për COVID-19, i cili parashikon që fillimisht të jenë të moshuarit ata që do të vaksinohen. Më pas do të jetë radha e personelit shëndetësor e me radhë. Qeveria pret që pjesa më e madhe e popullatës të vaksinohet në 6 muajt e parë të 2021./ Opinion.al