Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në të gjithë botën, duke detyruar shumë shtete që të rikthejnë masat kufizuese.
Por, e njëjta situatë nuk paraqitet në për shtetin e Viktorias në Australi, cili duket se ka fituar betejën ndaj pandemisë.
Aktualisht Viktoria nuk ka asnjë person të infektuar me COVID-19, ndërsa pacienti i fundit që doli spitalin ishte një 90-vjeçar. Kjo është hera e parë që prej 21 shkurtit që në këtë shtet nuk ka asnjë rast pozitiv aktiv.
Shtetet australiane morëm masa të rrepta në muajt e verës, me maskën që u bë e detyrueshme në ambientet publike. Aktualisht, kryeministri Daniel Andrews u shpreh se vendi po shkon drejt normalitetit dhe masat do të fillojnë të lehtësohen.
Që këtë javë, maska nuk është më e detyrueshme në Viktoria në ambientet e hapura nëse është e mundur të ruhet distanca fizike, ndërsa vijon të jetë e detyrueshme në ambientet e mbyllura./ Opinion.al