Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biden shpall zyrtarisht emërimet për kabinetin e tij

2020/11/24 at 8:36 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Biden shpall zyrtarisht emërimet për kabinetin e tij

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden paraqiti të martën emërimet për anëtarët e parë të kabinetit të tij, që përfshijnë ish-zëvendës sekretarin e shtetit Antony Blinken në krye të Departamentit të Shtetit.


Zyrtarët e përzgjedhur, shumica e të cilëve do të kërkojnë konfirmimin e Senatit, u paraqitën me Biden dhe me Zëvendës Presidenten e zgjedhur Kamala Harris në një aktivitet të organizuar për këtë qëllim në Uilmington të shtetit Delauer.

Blinken ka lidhje të ngushta me Presidentin e zgjedhur Biden. Ai ka shërbyer në role të nivelit të lartë të sigurisë kombëtare kur zoti Biden ishte nënpresident gjatë administratës Obama.

Biden tha se përzgjedhja nga e tij e zotit Antony Blinken, do të rikthejë moralin dhe besimin në Departamentin e Shtetit, që përgjigjet për marrëdhëniet diplomatike të vendit.

Ndër emërimet e tjera për kabinetin e presidentit të ardhshëm Joe Biden, janë Linda Thomas-Greenfield, ish-ndihmës sekretare shteti, si ambasadore amerikane në OKB dhe Jake Sullivan si këshilltar i sigurimit kombëtar. Thomas-Greenfield, afrikano-amerikane, është eksperte e politikave ndaj Afrikës dhe ka qenë në post të lartë gjatë administratës Obama.

Biden përzgjodhi gjithashtu zotin Alejandro Mayorkas për të kryesuar Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe ish Senatorin John Kerry si i dërguar i posaçëm i Presidentit për klimën.

Avril Haines u emërua drejtore e inteligjencës kombëtare, gruaja e parë që do të shërbente në një rol të tillë. Ajo ka qenë nëndrejtore e CIA-s nga viti 2013 në 2015 dhe gjithashtu zv / këshilltare e sigurimit kombëtar.

Janet Yellen, ish kryetare e Rezervës Federale pritet të emërohet si Sekretare e Thesarit.

Megjithëse nuk janë të njohur gjerësisht nga publiku amerikan, ish-zyrtarët Blinken dhe Sullivan e kanë ndihmuar zotin Biden të hartojë strategjinë që do të përfshijë afrim të menjëhershëm me aleatët e Amerikës, pasi lindën antagonizma nga politika e Presidentit Trump “Amerika, e Para”. Strategjia e administratës së ardhshme demonstron gatishmërinë për t’iu përgjigjur bashkarisht problemeve globale, si pandemia dhe krizave ekonomike.

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden është zotuar ta rikthejë vendin në marrëveshjen bërthamore me Iranin, nëse Teherani rifillon respektimin e termave; rikthim në Paktin e Parisit për klimën; anulimin e planeve për daljen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe anulimin e rregullores ekzistuese që nuk lejon mbështetjen me fonde federale të grupeve bamirëse që diskutojnë abortin. Këto masa do të anulonin politika të administratës Trump dhe disa prej tyre pritet të hyjnë në fuqi shumë shpejt pas inaugurimit të residentit të ardhshëm më 20 janar.

Në fjalën e tij të martën, presidenti i zgjedhur Biden u bëri thirrje senatorëve të konfirmonin të emëruarit e tij mbi një bazë dy-partiake, një njohje e nënkuptuar kjo e pengesave që Senati, i kontrolluar nga republikanët, mund t’i nxjerrë administratës së tij.

Presidenti i zgjedhur ndau vizionin e tij për një politikë të jashtme të bazuar mbi një rol udhëheqës të Shteteve të Bashkuara në botë dhe mbi forcimin e aleancave në rajonin Azi-Paqësorit.

“Diplomat mes Diplomatësh”

Blinken, 58 vjeçar, ka ngritur prej kohësh nevojën që SHBA të marrë një rol udhëheqës në botë, duke komunikuar e bashkëpunuar me aleatët, përndryshe atë rol do ta marrin vende si Kina, që kanë interesa krejt ndryshe.

“Megjithëse mund të duket si barrë nganjëherë, alternativa, për sa u përket interesave dhe jetëve të amerikanëve, do të ishte shumë më e keqe,” tha zoti Blinken në një intervistë me agjencinë e lajmeve Reuters në tetor.

I pyetur nëse SHBA mund të dëshmojë përmirësim me Blinken në postin e sekretarit të shtetit, në vend të Mike Pompeo, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian e anashkaloi pyetjen duke thënë se nuk komenton për çështje të brendshme amerikane. Ai nënvizoi se Kina është e gatshme për përmirësim në komunikimin me SHBA.

Blinken nënvizoi se Kina ishte e gatshme të përmirësonte komunikimin, të forconte bashkëpunimin dhe të adresonte mospajtimet me SHBA.

Persona që e kanë njohur nga afër zotin Blinken, e quajnë “diplomat mes diplomatësh”, me një të folur të qetë, por me njohuri të forta mbi praktikat e detajet e politikës së jashtme.

Pasi kandidatja demokrate Hillary Clinton humbi zgjedhjet presidenciale në 2016, Blinken ishte një ndër themeluesit e grupit konsulent WestExec Advisors që ofron këshilla mbi rreziqet gjeopolitike.

Blinken, i diplomuar si jurist, hyri në politikë në vitet 1980, duke ndihmuar për grumbullim fondesh kandidatin demokrat në zgjedhjet presidenciale, Michael Dukakis. Ai ishte një ndër ekspertët për përgatitjen e fjalimeve të ish-presidentit Bill Clinton si dhe më pas një ndër këshilltarët për sigurinë kombëtare. Gjatë administratës Obama, ai punoi për të kufizuar numrin e trupave amerikane të dislokuara në pjesën më të madhe të misioneve jashtë vendit.

Gjatë fushatës së zotit Biden, ai ka qenë një ndër këshilltarët e tij më të ngushtë, edhe për tema përtej politikës së jashtme. Ai njihet si person i besuar i Biden, pasi ka punuar me të që në përpjekjet e tij të pasuksesshme për të konkurruar për president në 2008. Në fillim të mandatit të Biden si nënpresident, Antony Biden punoi si këshilltar i tij për sigurinë kombëtare dhe si drejtor i stafit për Komisionin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë gjatë kohës që zoti Biden ishte kryetar i këtij komisioni.

Jake Sullivan ka punuar më parë si këshilltar i zotit Biden për sigurinë kombëtare, gjatë kohës kur ai ishte nënpresident. 43-vjeçari që është diplomuar në universitetin Yale, ka qenë po ashtu pjesëmarrës në programin prestigjoz Rhodes në Universitetin e Oksfordit dhe ka marrë emër se di të zgjidhë punë prapa skenave. Zoti Sullivan ishte pjesë e bisedimeve përmes kanaleve jozyrtare dhe manovrave që çuan në marrëvreshjen e vitit 2015 me Iranin, e cila u anulua nga Presidenti Trump.

Sullivan kishte në portofolin e tij një numër temash të politikës së jashtme e të brendshme, përfshirë probleme të shëndetit publik dhe përgjigjen ndaj goditjes së ekonomisë nga pandemia dhe u bë shumë shpejt pjesë e ekipit të tranzicionit për presidentin e zgjedhur Biden./ VOA



Ju sugjerojmë

Trump njofton marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit: Lufta mbaroi
Bota

Trump njofton marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit: Lufta mbaroi

24 Qershor, 2025 1:00 am
A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”
-U tha në Opinion

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”

23 Qershor, 2025 11:06 pm
“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit
-U tha në Opinion

“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit

23 Qershor, 2025 10:46 pm
Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!
-U tha në Opinion

Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!

23 Qershor, 2025 10:35 pm
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës
Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës

23 Qershor, 2025 10:30 pm
The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet
Bota

Irani goditi Katarin, Khamenei: Nuk do të dorëzohemi përballë shkeljeve

23 Qershor, 2025 10:15 pm
Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët
Bota

Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët

23 Qershor, 2025 10:05 pm
Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar
Bota

Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar

23 Qershor, 2025 9:48 pm
“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg
Aktualitet

“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg

23 Qershor, 2025 9:20 pm
Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik
Bota

Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik

23 Qershor, 2025 9:09 pm
Para
Ky shtet mposht koronavirusin, nuk ka asnjë person të infektuar

Ky shtet mposht koronavirusin, nuk ka asnjë person të infektuar

COVID-19/ Franca heq disa nga masat kufizuese

COVID-19/ Franca heq disa nga masat kufizuese

COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, mbi 1000 raste të reja me koronavirus

COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, mbi 1000 raste të reja me koronavirus
















TE FUNDIT

Trump njofton marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit: Lufta mbaroi

Trump njofton marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit: Lufta mbaroi
24 Qershor, 2025

Presidenti Trump njofton se është arritur një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit. Në një postim në Truth Social, presidenti Trump...

Lexo më shumë

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”
23 Qershor, 2025

Teksa përplasjet mes Iranit, Izraelit dhe SHBA-së sa vijnë e bëhen më të ashpra, një pyetje që qarkulloi në studion...

Lexo më shumë

“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit

“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit
23 Qershor, 2025

Tensionet në Lindjen e Mesme duket se janë në kulmin e tyre, ndërsa rajoni po përfshihet nga një valë e...

Lexo më shumë

Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!

Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!
23 Qershor, 2025

E gjithë bota po mban frymën dhe i ka sytë nga konflikti i ashpër i ditëve të fundit mes Iranit-Izraelit-SHBA-së....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com