Gjeneral brigade, Albert Mullai, do të drejtojë Akademinë e Forcave të Armatosura.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Gjeneral brigade Albert Mullait i është besuar drejtimi i një prej strukturave më të rëndësishme të FA, Akademisë së Forcave të Armatosura. Suksese në detyrën e re komandant Mullai! Ju dhe çdo efektiv, pedagog dhe student i AFA keni gjithë mbështetjen tonë, për të çuar përpara një prej projekteve më të rëndësishme për të ardhmen e ushtrisë shqiptare” shkruan Xhaçka në Facebook.
Pas 10 vitesh, Akademia e Forcave të Armatosura u rihap në 2 nëntor të këtij viti. 60 studentë të shpallur fitues, nga 600 aplikantë në total, kanë nisur vitin e parë akademik./ Opinion.al