Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut/ Rama: Vite drite larg prej pazarxhiut

2020/11/22 at 11:43 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut/ Rama: Vite drite larg prej pazarxhiut

Kryeministri Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta një ditë më parë të ish-zv.kryeministrit Bashkim Kopliku.

Nëpërmjet një mesazhi në Facebook, Rama tregon se nuk ishte takuar asnjëherë me Bashkim Koplikun por komunikonte me të përmes whatsapit.

Ai e përshkruan politikanin e viteve ’90 si një liberal të djathtë por që ishte ndarë nga PD për mungesën e identitetit ndërsa me PS e kishte të pakapërcyeshme distancën ideologjike.

Ndër të tjera kryeministri shkruan se respekti që Kopliku i jepte gjatë komunikimeve ia “përkëdhelte” sedrën.

Mesazhi i plotë i kryeministrit Rama

BASHKIM KOPLIKU u nda nga jeta pasi humbi betejën me virusin vrastar. Nuk u takuam dot asnjëherë, por ishim bërë miq përmes whatsapit, ku ai më shkruante shpesh, me pak fjali, opionionit e vet kritik për punë të caktuara të qeverisë apo sugjerimin e tij në momente të nxehta politike.

Bashkimi ishte një liberal i djathtë, antikomunist i paepur por po aq antifashist dhe ndarja e tij me Partinë Demokratike, për të cilën kontribuoi fuqishëm në vitet e rrëmujshme pas krijimit të saj, ishte përveçse një refuzim thuajse përbuzës ndaj gjithçkaje mishëronte lideri i saj historik, edhe një mospajtim themelor me mungesën totale të identitetit të PD si parti e djathtë.

Nuk kam guxuar kurrë ta pyes për kë votonte, por di që distanca e tij ideologjike me PS ishte e pakapërcyeshme, ndërkohë që edhe për këtë arsye respekti krejt pa asnjë lloj interesi që më jepte në komunikimet tona, nuk e fsheh se ma përkëdhelte sedrën.

Ai ishte një nga ata njerëz të rrallë sot, me virtytin e koherencës mes si fliste e si jetonte, burrë i ndershëm, fisnik nga ata kokëfortët deri në fund në të tijën, çka vihej re pa vështirësi edhe në ato që shkruante a thoshte kur e ftonin në ekrane – vite drite larg prej pazarxhiut tipik të kohëve që jetojmë, kategori e ulët e parimorëve mediatike, të cilët në mexhelis predikojnë virgjërinë teksa larg syve të publikut kurvërojnë me para, në këmbim të predikimeve të radhës.

Do të më mungojnë mesazhet e Bashkimit, mikut që s’e takova kurrë, por e desha mu si një personazh libri, me të cilin mbetesh përgjithmonë në një lidhje të pakonfirmuar.

U prehsh më në fund në paqe miku im. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Përfundon numërimi në bashkinë Shijak, PS forcë e parë
Kryesore

Përfundon numërimi në bashkinë Shijak, PS forcë e parë

12 Maj, 2025 8:13 pm
Numërimi i votës në Vlorë, ministri Vengu: Tejkaluam rezultatin e zgjedhjeve 2021!
Kryesore

Numërimi i votës në Vlorë, ministri Vengu: Tejkaluam rezultatin e zgjedhjeve 2021!

12 Maj, 2025 8:06 pm
Vota e diasporës, Celibashi thirrje partive politike: Numëruesit janë të lodhur…
Kryesore

Vota e diasporës, Celibashi thirrje partive politike: Numëruesit janë të lodhur…

12 Maj, 2025 7:42 pm
Ngjyroset me rozë një tjetër bashki, socialistët marrin edhe Memaliajn
Politikë

Ngjyroset me rozë një tjetër bashki, socialistët marrin edhe Memaliajn

12 Maj, 2025 7:25 pm
82% e të paraburgosurve në Elbasan ia japin votën PS-së
Politikë

82% e të paraburgosurve në Elbasan ia japin votën PS-së

12 Maj, 2025 7:12 pm
Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza
Bota

Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza

12 Maj, 2025 6:52 pm
Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5
Kryesore

Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5

12 Maj, 2025 6:27 pm
Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë
Aktualitet

Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë

12 Maj, 2025 5:58 pm
Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike
Aktualitet

Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike

12 Maj, 2025 5:45 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

A e ka seriozisht Putini propozimin për paqe?

12 Maj, 2025 5:34 pm
Para
Fluksi në spitale, pritet hapja e pavionit të tretë te Covid 3 dhe Covid 4

Fluksi në spitale, pritet hapja e pavionit të tretë te Covid 3 dhe Covid 4

“Kam 3 orë me pacientin në ambulancë”, Mjeku: Zgjohuni, hapni COVID 4

“Kam 3 orë me pacientin në ambulancë”, Mjeku: Zgjohuni, hapni COVID 4

COVID në Policinë e Shtetit, infektohet numri dy i ‘Rendit’ në Tiranë

COVID në Policinë e Shtetit, infektohet numri dy i 'Rendit' në Tiranë

TE FUNDIT

Përfundon numërimi në bashkinë Shijak, PS forcë e parë

Përfundon numërimi në bashkinë Shijak, PS forcë e parë
12 Maj, 2025

Ka përfunduar numërimi i votave në bashkinë Shijak. Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, u numëruan kutitë nga 54...

Lexo më shumë

Numërimi i votës në Vlorë, ministri Vengu: Tejkaluam rezultatin e zgjedhjeve 2021!

Numërimi i votës në Vlorë, ministri Vengu: Tejkaluam rezultatin e zgjedhjeve 2021!
12 Maj, 2025

Në KZAZ nr. 84 në qytetin e Vlorës sapo ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet  parlamentare 2025....

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Celibashi thirrje partive politike: Numëruesit janë të lodhur…

Vota e diasporës, Celibashi thirrje partive politike: Numëruesit janë të lodhur…
12 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ka dal pasditen e sotme në një deklaratë për mediat, ku ka dhënë...

Lexo më shumë

Ngjyroset me rozë një tjetër bashki, socialistët marrin edhe Memaliajn

Ngjyroset me rozë një tjetër bashki, socialistët marrin edhe Memaliajn
12 Maj, 2025

Ka përfunduar numërimi i votave në KZAZ-të e bashkisë së Memaliajt në qarkun e Gjirokastrës. Edhe këtë bashki e kryeson...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com