Një 27-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Fierit pasi ka tentuar të vrasë një person dy ditë më parë me armë zjarri.
Konkretisht bëhet fjalë për Elvis Krasniqin, i cili akuzohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë 23-vjeçarin Endri Meçalliu. Aktualisht ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë po procedohet penalisht për veprën penale “Moskallzim krimi” kushëriri i autorit, Klajdi Profka.
Konflikti mes tyre sipas policisë ka nisur për motive të dobta ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Moskallëzim krimi”./ Opinion.al