Sot Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Luigi Di Maio ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare.
Ministri italian po zhvillon takim me autoritetet shqiptare ku po diskutohet për temat kundër korrupsionit dhe reformën në drejtësi.
Di Maio, aktualisht ndodhet në një tryezë me Ministren shqiptare të Drejtësisë, Etilda Gjonaj, me temë “Lufta kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi si një shtysë për rritjen ekonomike të Shqipërisë”.