Duke folur për akuzat e ngritura ndaj tij lidhur me aktivitetin gjatë viteve në Kosovë, kreu i PD-së Lulzim Basha ka cilësuar gjithçka shpifje. Ai shkoi edhe më tej, kur tha se tashmë është mësuar të dëgjojë fjalë të pavërteta ndaj tij, duke e cilësuar madje edhe si djalin e Enver Hoxhës.
“Në politikë në Shqipëri, fatkeqësisht së fundi edhe në Kosovë, duhet të fillosh të ndërtosh një lëkurë të trashë. Thoni përkthyes, thoni keshtu… Ore kjo është më e pakta që kanë thënë për mua. Mua më kanë thënë që je bir i Enver Hoxhës, mua më thonë një herë në javë që nuk e kam familjen këtu e kam në Hollandë. Dëngla të tilla këpusin ditë për të ditë. Nëse unë vrapoj pas çdo shpifje si ato që përmenden, unë nuk kam kohë të bëj detyrën që kam ndaj gjithë shqiptarëve, se unë jam kryetar i opozitës”, tha Basha./Opinion.al