Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Buxheti 2021/PD: Qytetarëve iu hoqën 4.1 mln € për incineratorin e Tiranës

2020/11/19 at 6:49 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Buxheti 2021/PD: Qytetarëve iu hoqën 4.1 mln € për incineratorin e Tiranës

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me buxhetin e miratuar tre ditë më parë në Kuvend, i cili sipas PD nuk ndihmon qytetarët në situatën e pandemisë por vijon të financojë incneratorët.

Shefi i kabinetit të PD, Dorian Teliti, përmes një deklarate për mediat, thekson se qeveria i çon taksat e qytetarëve për të financuar inceneratorët dhe kontratat konçesionare.

“Kur bëhet fjalë për ju, për t’ju ndihmuar në këto muaj të vështirë të pandemisë, Edi Rama thotë se nuk ka para. Nuk ka para Edi Rama për të kryer testimet e popullatës, ndërkohë që vendet e tjera të rajonit testojnë të paktën 3 herë më shumë se ne. Nuk ka para Edi Rama për pensionistet që t’ju japë 2 mijë lekë të reja në muaj për maska e alkool. Nuk ka para Edi Rama për të ndihmuar me një bonus mujor dhjetëra mijëra kryefamiljarë që kanë humbur vendin e punës e nuk kanë me çfarë të ushqejnë fëmijët e tyre. Nuk ka para Edi Rama për bonusin prej 1000 euro për 100 mijë bizneset e vogla duke i braktisur ata, e duke i çuar drejt falimentit me qindra dita-ditës. Jo qytetare jo, për ju Edi Rama para nuk ka, pasi paratë e taksave tuaja nuk i ka për ju, nuk jua kthen ashtu siç duhet dhe nevojitet, por paratë tuaja i ka dhe i çon për të financuar miqtë e qeverise dhe kontratat konçesionare. Për inceneratorët e korrupsionit para ka patur, ka dhe gjithmonë do të ketë. Mjafton që ata të kërkojnë, dhe buxheti i shtetit i gjen paratë menjëherë” thotë Teliti.

Gjithashtu, Teliti thekson se nuk kanë mjaftuar 24 milionë eurot që ka marrë ky projekt ka marrë nga dita e nënshkrimit të kontratës e deri me sot por në buxhetin e vitit 2021 Rama i jep 4.1 milionë euro shtesë.

“Tre dite me parë, në menyrë tinzare, në seancë plenare të kuvendit ilegjitim, ku po diskutohej dhe miratohej nen për nen buxhetit i vitit të ardhshëm, Edi Rama miratoi amendamentin e kërkuar nga Erjon Veliaj, për t’i dhënë këtij të fundit 4.1 milionë euro shtese vetëm për të financuar inceneratorin e Tiranës. Ndonëse fillim viti u rritën nga 15% në 64% tarifat e pastrimit që paguajnë bizneset dhe qytetaret e Tiranës, përsëri para te tjera shtese nga taksat tona shkojnë për këtë incenerator.

Nuk mjaftonin 8.2 milionë euro qe ky projekt ka marre vetëm gjatë këtyre muajve të pandemisë. Nuk mjaftonin 24 milionë eurot që ka marrë ky projekt korruptiv, nga dita e nënshkrimit të kontratës e deri me sot. Babëzia e qeverisë edhe në muajt e fundit të saj nuk paska të sosur. Kap Ça të Kapësh, çdo qindarkë për oligarkët dhe më oligarkët.

Kjo të dashur qytetarë është e vërteta e hidhur. Prandaj më 25 Prill, Edi Rama do të marrë përsipër faturën politike për këtë braktisje të qëllimshme të qytetareve, bizneseve dhe ekonomisë shqiptare. Pas 25 Prillit, qeveria e re, e dale nga vota e qytetareve, do të bëjë çdo gjë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe të kthejë paratë e shqiptareve në xhepat e tyre” thotë Teliti./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
Bota

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

20 Qershor, 2025 10:26 pm
“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
Bota

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

20 Qershor, 2025 9:56 pm
Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
-Jetë dhe Stil

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

20 Qershor, 2025 9:31 pm
Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
Aktualitet

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

20 Qershor, 2025 9:01 pm
Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë
Aktualitet

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë

20 Qershor, 2025 8:39 pm
Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare
Aktualitet

Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare

20 Qershor, 2025 8:24 pm
Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi
Life Style

Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi

20 Qershor, 2025 8:14 pm
Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit
Bota

Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit

20 Qershor, 2025 7:51 pm
Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore
Bota

Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

20 Qershor, 2025 7:47 pm
A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?
Bota

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?

20 Qershor, 2025 7:44 pm
Para
Koronavirusi po infekton shpejt, 1 në 3 të testuar dalin pozitivë

Koronavirusi po infekton shpejt, 1 në 3 të testuar dalin pozitivë

COVID-19/ Mbi 1000 raste të reja dhe 26 të vdekur në Maqedoninë e Veriut

COVID-19/ Mbi 1000 raste të reja dhe 26 të vdekur në Maqedoninë e Veriut

SHBA/ Mbi 250 mijë viktima nga COVID-19, rekord të shtruarish në spitale

SHBA/ Mbi 250 mijë viktima nga COVID-19, rekord të shtruarish në spitale

TE FUNDIT

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
20 Qershor, 2025

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor, ndërsa është nën sulmet izraelite. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se nuk...

Lexo më shumë

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
20 Qershor, 2025

Ambasadorët e Iranit dhe Izraelit në OKB u përplasën gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara...

Lexo më shumë

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
20 Qershor, 2025

Gjigandët e mbrojtjes dhe firmat e teknologjisë ushtarake përdorën Panairin Ajror të Parisit për të prezantuar dronët më të avancuar...

Lexo më shumë

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
20 Qershor, 2025

Rinumërimi i 338 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com