Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, ka reaguar në lidhje me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.
Kim i ka bërë thirrje Parlamentit, Presidencës dhe institucioneve të drejtësisë që të punojnë për të vënë në punë deri në fund të vitit Gjykatën Kushtetuese.
Përmes një postimi në Twitter, diplomatja amerikane shkruan se gëzohet që sheh përparim sa i përket funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, nga fundi i këtij viti. Po ashtu, Kim shkruan se Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të vijojnë të punojnë me intesitet.
“Gëzohem që shoh progres drejt funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, deri në fund të këtij viti. 6 kanë mbetur. Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë me urgjencë. Faleminderit KED për zgjedhjen e kandidatëve të kualifikuar. Udhëheqësit duhet të përmbushin premtimet për drejtësi që u kanë bërë shqiptarëve.”,-shkruan Kim./ Opinion.al