Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbi një mijë protestues të arrestuar në Bjellorusi

2020/11/16 at 9:35 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbi një mijë protestues të arrestuar në Bjellorusi

Policia bjelloruse arrestoi më shumë se 1.100 njerëz më 15 nëntor gjatë protestave që u mbajtën në të gjithë vendin, për të kërkuar dorëheqjen e Alyaksandr Lukashenko dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja presidenciale.

Zgjedhjet presidenciale u mbajtën në muajin gusht, mirëpo opozita dhe vendet perëndimore kanë thënë se ato ishin të manipuluara.

Grupi i të drejtave të njeriut Vyasna tha se shumica e arrestimeve u kryen në Minsk, ku forcat e sigurisë përdorën gaz lotësjellës për të shpërndarë mijëra demonstrues.

Ky është numri më i lartë i arrestimeve, në një ditë të vetme, që nga fillimi i protestave. Numri i përgjithshëm i njerëzve të ndaluar që nga gushti besohet të jetë mbi 25.000, sipas Vyasna.

Të paktën 23 gazetarë – përfshirë katër kontribues në Shërbimin Bjellorus të Radios Evropa e Lirë ishin midis atyre që u arrestuan në Minsk dhe qytete të tjera, sipas Shoqatës Bjelloruse të Gazetarëve.

Udhëheqësja e opozitës, Svyatlana Tsikhanouskaya, e cila ka thënë se votimet ishin të manipuluara në favor të Lukashenkos dhe e konsideron veten fituese të ligjshme, bëri thirrje për mbështetje ndërkombëtare për demonstruesit.

“Ne i kërkojmë aleatëve tanë të qëndrojnë me popullin bjellorus dhe të drejtat e njeriut. Na duhet një korridor humanitar për të plagosurit, mbështetje për mediat, hetim ndërkombëtar i krimeve”, shkroi ajo në Twitter.

Tsikhanouskaya u largua nga Bjellorusia për në Lituani menjëherë pas zgjedhjeve të muajit gusht.

Shumica e udhëheqësve të opozitës së vendit janë arrestuar ose detyruar të largohen nga vendi.

Lukashenko, i cili ka drejtuar Bjellorusinë për 26 vjet, më 13 nëntor u zotua se nuk do ta dorëzojë pushtetin.

Lukashenko tha se vendi i tij duhet të integrohet me Rusinë dhe organizatat e drejtuara nga Moska për të shmangur atë që ai e quajti “revolucione me ngjyra” – një term i përdorur shpesh për të përshkruar përmbysjet politike pro-perëndimore.

Ju sugjerojmë

Putin refuzoi ofertën për armëpushim nga Trump dhe sulmon Kievin me dronë
Bota

Putin refuzoi ofertën për armëpushim nga Trump dhe sulmon Kievin me dronë

4 Korrik, 2025 7:14 pm
Rëndohet bilanci nga shpërthimi në pikën e karburantit në Romë,45 persona të lënduar
Bota

Rëndohet bilanci nga shpërthimi në pikën e karburantit në Romë,45 persona të lënduar

4 Korrik, 2025 7:02 pm
Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes, Braho: Cenon sistemin zgjedhor!
Politikë

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes, Braho: Cenon sistemin zgjedhor!

4 Korrik, 2025 6:48 pm
LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për vazhdimin e seancës konstituive pas aktgjykimit
Rajoni

LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për vazhdimin e seancës konstituive pas aktgjykimit

4 Korrik, 2025 6:39 pm
Sukses për Talebanët, Moska njeh qeverinë e Kabulit
Bota

Sukses për Talebanët, Moska njeh qeverinë e Kabulit

4 Korrik, 2025 6:16 pm
PD kërkesë për informacion KQZ, nga transparenca për pamjet filmike deri …
Kryesore

PD kërkesë për informacion KQZ, nga transparenca për pamjet filmike deri …

4 Korrik, 2025 6:07 pm
Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
Bota

Zelensky bisedë telefonike me Trump, presidenti ukrainas ndan detaje nga telefonata

4 Korrik, 2025 5:38 pm
Turizmi patriotik, shqiptarët zgjedhin të pushojnë brenda vendit
Aktualitet

Turizmi patriotik, shqiptarët zgjedhin të pushojnë brenda vendit

4 Korrik, 2025 5:19 pm
Aksident i rëndë në Athinë/ Përplasen 2 autobusë urbanë, plagosen 54 shtetas
Rajoni

Aksident i rëndë në Athinë/ Përplasen 2 autobusë urbanë, plagosen 54 shtetas

4 Korrik, 2025 5:05 pm
Kosovë/ Ngrihet aktakuzë kundër ministrit Damka,dyshohet për keqpërdorim të detyrës
Rajoni

Kosovë/ Ngrihet aktakuzë kundër ministrit Damka,dyshohet për keqpërdorim të detyrës

4 Korrik, 2025 4:51 pm
Para
Ministri italian: Rastet me Covid-19 do të arrijnë pikun pas një jave

Ministri italian: Rastet me Covid-19 do të arrijnë pikun pas një jave

EUROPOL/Sekuestrohen 1 mijë e 776 armë nga Turqia, kontrolle e në Shqipëri

EUROPOL/Sekuestrohen 1 mijë e 776 armë nga Turqia, kontrolle e në Shqipëri

1946/ Intervista e ministrit të oborrit mbretëror në Shqipëri

1946/ Intervista e ministrit të oborrit mbretëror në Shqipëri

TE FUNDIT

Putin refuzoi ofertën për armëpushim nga Trump dhe sulmon Kievin me dronë

Putin refuzoi ofertën për armëpushim nga Trump dhe sulmon Kievin me dronë
4 Korrik, 2025

Kievi u godit natën e kaluar nga një valë  sulmesh me dronë, ku sipas autoriteteve ukrainase mbeti një person i...

Lexo më shumë

Rëndohet bilanci nga shpërthimi në pikën e karburantit në Romë,45 persona të lënduar

Rëndohet bilanci nga shpërthimi në pikën e karburantit në Romë,45 persona të lënduar
4 Korrik, 2025

Një shpërthim i fuqishëm të premten në një pompë karburanti në Romë ka lënë të paktën 45 njerëz të lënduar,...

Lexo më shumë

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes, Braho: Cenon sistemin zgjedhor!

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes, Braho: Cenon sistemin zgjedhor!
4 Korrik, 2025

Pas rinumërimit të votave të qarkut Fier, rezultoi se socialistja Zegjine Çaushi kishte marrë më shumë vota të pamerituara, duke...

Lexo më shumë

LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për vazhdimin e seancës konstituive pas aktgjykimit

LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për vazhdimin e seancës konstituive pas aktgjykimit
4 Korrik, 2025

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese t’i sqarojë normat kushtetuese dhe të rregullores së punës së Kuvendit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com