Shtatë persona janë arrestuar nga policia për vepra të ndryshme penale.
Sipas autoriteteve, ka rënë në pranga një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg. Bëhet me dije se i arrestuari është identifikuar si Çim Proshka.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin e shtetasit D.S., 59 vjeç, sepse ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Bashkiake, pasi nuk ishte dakord për vendosjen e një mase administrative.
Gjithashtu, ky shtetas në tentativë për t’u larguar me mjetin e tij ka dëmtuar lehtë në këmbë punonjësin e Policisë Bashkiake, i cili pas u mjekua doli nga spitali.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi i shtetasit G.B., 22 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ushtruar dhunë psikologjike ndaj të dashurës së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
A.G., 37 vjeç, A.B., 42 vjeç, dhe E.K., 43 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
A.K., 58 vjeç, pasi në rrugën “5 Maji”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.