Ish-deputeti Kastriot Islami është shoqëruar në polici mbrëmjen e së shtunës, për mosmbajtjen e maskës.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala, që njofton se ish-deputeti ka thyer rregullin për mbajtjen e maskës në ambjentet e jashtme. Islami është ndaluar tek diga e liqenit, ndërsa burime nga policia pohojnë se ai ka refuzuar të paraqeseë dokumentin e identifikimit dhe pretendojnë se ish-deputeti i ka fyer.
Përgjithësisht thyerja e rregullit për maskën shoqërohet vetëm me gjobë. Në përvoja të mëparshme, policia ka shoqëruar vetëm qytetarë që nuk kanë patur dokument identifikimi ose kanë refuzuar ta paraqesin atë.
Aktualisht ish-depiteti ndodhet në ambjentet e komisariatit numër 2 në kryeqytet. /Opinion.al