Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Qarr të Fierit. Sipas informacioneve paraprake të plagosurit janë burrë e grua dhe janë lënduar pasi mjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal.
Mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e mjetit, por dhe mungesa e ndriçimit në rrugë. Të plagosurit janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën./Opinion.al