Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermani: Krimi i organizuar nga Shqipëria dhe Kosova në 2019 me rritje

2020/11/14 at 1:58 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjermani: Krimi i organizuar nga Shqipëria dhe Kosova në 2019 me rritje

Policemen raid an ice cafe in Duisburg, western Germany, on December 5, 2018. - Around 90 people suspected of belonging to the notorious 'Ndrangheta mafia were rounded up in raids across several European and Latin American countries, Italian police said. The suspects are thought to be key members of the powerful organised crime syndicate based in southern Italy. They are accused of committing "serious crimes" including activities linked to international drug trafficking. The vast anti-mafia operation was carried out by Italy's anti-mafia and anti-terrorism force in collaboration with German, Belgian and Dutch authorities. (Photo by Christoph Reichwein / dpa / AFP) / Germany OUT

Në fillim të javës përfundoi në Neu-Ulm, një qytet në Bavari, një gjyq kundër një grupi shqiptarësh. Akuza ishte për ndihmë në tregtinë ilegale të lëndëve narkotike në sasi jo të vogla. Të akuzuarit kishin hyrë në natën e 14 dhjetorit 2019 në një depo staxhionimi frutash në Neu-Ulm për të marrë 500 kg drogë të ruajtur në kutitë e bananeve. Prokuroria e dinte që në depo ndodhej kokaina e ardhur nga Ekuadori nëpërmjet Roterdamit  dhe e kishte ndërruar më parë lëndën narkotike me imitime.  Në momentin kur shqiptarët hynë për të „vjedhur” drogën,  policia i kapi. Gjyqi u dha gjashte të pandehurve dënime prej 6 deri 7 vjetësh, bëhet e ditur nga një deklaratë shtypi e Gjykatës së Landit në Memmingen. Prokurori Markus Schroth, i tha DW se të akuzuarit  ishin në  përgjithësi persona nga familje të varfra, që kishin marrë pjesë ne aksion nga nevoja për të ardhura.

Rast i Neu-Ulmit nuk është i rrallë. Dy muaj përpara se të kapeshin shqiptarët në fjalë, ishin dënuar në Landshut për të njëjtën akuzë pesë  shqiptarë të tjerë në një nga proceset më të mëdha gjyqësore të kokainës në Gjermani. Sasia e kokainës e kapur kështu në kutitë e bananeve, që vinin nga Ekuadori në Hamburg për t’u shpërndarë nëpër depot e staxhionimit në Gjermani ishte mbi 2 tonë. Si në rastin e Landshutit, ashtu edhe në rastin e Neu-Ulmit, në bankën e të akuzuarve ishin vetëm ndihmësit. Kokat e krimit mbeten të pazbuluara.

Të dytët pas gjermanëve

Tregtia ilegale e drogës, kryesisht importi i kokainës nga Ekuadori, dhe shpërndarja nëpër Gjermani, dhe deri diku edhe prodhimi i kanabisit përbënin 93% të aktivitetit të krimit të organizuar shqiptar në Gjermani, bën të ditur Enti Federal i Kriminalistikës (BKA), në pasqyrën vjetore të krimit të organizuar, që u botua javën e kaluar.

Fushat e tjera të aktivitetit të krimit të organizuar në Shqipëri janë krime të pronësisë dhe falsifikim dokumentesh. Shqiptarët edhe në vitin 2019 vijojnë të jenë në krye të listave për pjesëmarrje në strukturat e krimeve të organizuara. Nga 202 grupime të identifikuara për trafik droge, në vitin 2019, 29 ishin të dominuara nga shqiptarët. Numri i grupimeve shqiptare aktive në tregtinë e drogës në vitin 2019 renditej kështu i dyti në listën e BKA-së, pas gjermanëve me 66.

13,5 milione xhiroja

Në statistikat e Entit Federal të Kriminalistikës përmenden vetëm rastet e kapura nga policia. Si krim të organizuar BKA konsideron krimin që përmbush njërin nga tre kushtet a) përdor struktura biznesi, b) përdor kërcënime ose dhunë si mënyrë intimidimi c) ka ndikim në politikë, media, administratë, drejtësi ose ekonomi.

Në krahasim me vitin 2018, në vitin 2019 krimi i organizuar i shqiptarëve në përgjithësi rezulton të jetë rritur. Edhe pse numri i të dyshuarve për aktivitete kriminale të organizuara ka mbetur i njëjti si në vitin 2018, pra, 244. Vitin e kaluar autoritetet federale kanë futur në listat e tyre 146 shtetas shqiptarë të rinj, të kapur në kuadër organizatash kriminale. „Mbetja e njëjtë e shifrës së personave të dyshuar është rastësi,”, i tha DW një zëdhënëse e BKA-së.

Të ardhurat nga krimi i organizuar me shtetësi shqiptare në vitin 2019 janë dyfishuar, siç del në pah nga pasqyrat vjetore të BKA-së për krimin e organizuar për vitet përkatëse. Kështu, ndërsa në vitin 2018,  xhiroja  e grupimeve shqiptare ka qenë mbi gjashtëmilionë euro, në vitin 2019 kemi një rritje në mbi 13,5 milionë euro. Xhiroja e grupimeve të kapura me tregti droge në vitin 2019 ka qenë  gjithsej 46,4 milicinë Euro.

Të tretët për krim të organizuar

Sipas raportit vjetor të BKA-së, në vitin 2019, në Gjermani kanë vepruar gjithsej 31 grupime të Krimit të Organizuar të dominuara nga shtetas me shtetësi shqiptare, 29 prej të cilave, pra në tregtinë e drogës. Shtetësia shqiptare zë vendin e tretë kështu, pas gjermanëve me 171 grupime dhe  turqve me 78 grupime.  Pak më poshtë në listën e dhjetë kombësive më të shpeshta që merren me krim të organizuar në Gjermani, janë edhe kosovarët, me 14 grupime, pas polakëve, italianëve, rusëve. Të fundit në listë janë serbët, me 13 grupime.

Edhe numri i kosovarëve të dyshuar për vepra penale të krimit të organizuar është rritur në 198. (në vitin 2018 ka qenë 182.) Në vitin 2019 janë kapur 48 të rinj. Xhiroja e të ardhurave nga veprimtaria e krimit të organizuar e kosovarëve ka qenë nën 1 milionë euro. Fushat e krimit kanë qenë  falsifikimet, tregtia e drogës, vjedhjet dhe puna në të zezë./ DW

Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Avioni më i madh ushtarak në botë aksidentohet në Rusi

Avioni më i madh ushtarak në botë aksidentohet në Rusi

Veliaj citon fjalimin Joe Biden dhe bën thirrje për bashkim

Veliaj citon fjalimin Joe Biden dhe bën thirrje për bashkim

Milani ndërpret stërvitjen, trajneri Pioli rezulton pozitiv me COVID-19

Milani ndërpret stërvitjen, trajneri Pioli rezulton pozitiv me COVID-19

TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com