Afro 300 mijë euro u sekuestruan mbrëmjen e djeshme në portin e Durrësit nga policia kufitare. Shuma e parave u zbulua gjatë kontrollit të dy kamionëve që përdoren për transport mallrash dhe automjetesh.
Policia bëri me dije se ka arrestuar shoferin e njërit prej automjeteve ku u gjetën 282 265 euro dhe ka proceduar penalisht drejtuesin e mjetit tjetër pasi në çantën e dorës atij iu gjetën 11 765 euro.
Të arrestuarit janë identifikuar si Ferdinant Murikaj, 29-vjeç, banues në Lezhë dhe i proceduar penalisht është Aldo Alikaj, 34 vjeç, banues në Lushnjë.
Ndërkohë është shpallur në kërkim pronari i kamionëve që bënin transportin e mallërave, Erjon Jovani 36 vjeç. Ky i fundit ka qenë edhe më herët i proçeduar penalisht për trafik narkotikësh pasi në 2016 ka tentuar të trafikojë në Itali 190 kg kanabis.
Mësohet se kamioni ishte nisur me mallra para disa ditësh drejt Bergamos në Itali. Pasi ka shkarkuar mallin në Bergamo, ai është nisur drejt Shqiperisë, ku destionacion kishte Lushnjën.
Mes të tjerash bëhet e ditur se pakot eurove që u gjetën në kamion kanë pasur kode të ndryshme, ndërsa ka dyshime se paratë janë ngarkuar në Bergamo për në Shqipëri.
Dyshimet kryesore janë se këto para janë të përfituara nëpërmjet aktiviteteve të jashtëligjshme jashtë Shqipërisë./ Opinion.al