Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Miçigan, gjykata refuzon padinë e ekipit të Trump

2020/11/13 at 9:52 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Miçigan, gjykata refuzon padinë e ekipit të Trump

Një gjykatë në shtetin Miçigan refuzoi të premten një kërkesë nga mbështetësit e presidentit amerikan Donald Trump për të bllokuar çertifikimin e votave dhe emërimin e një audituesi të pavarur në Detroit, ku u votua në masë pro Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Vendimi shënon një hap prapa për Presidentin Trump dhe republikanët që po përpiqen të përmbysnin fitoren e zotit Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit, duke penguar zyrtarët të vërtetojnë rezultatet e zgjedhjeve.

“Do të ishte një ushtrim i pashembullt i aktivizmit gjyqësor nëse kjo gjykatë ndalon procesin e çertifikimit në qarkun Uejn nga ana e bordit të numërimit të votave,” shkruante Timothy Kenny, kryegjyqtar i Qarkut të Tretë Gjyqësor të Miçiganit që përfshin Detroitin.

Në padinë gjyqësore pretendohej për mashtrim dhe parregullsi në votim, të cilat Qarku i Uejnit i ka mohuar.

Gjyqtari i hodhi poshtë pretendimet, duke shkruar: “Interpretimi i ngjarjeve nga paditësi është i pasaktë dhe jo i besueshëm”.

Ai vuri në dukje se akuzat, të tilla si inkurajim nga punonjës të adminsitratës së qytetit që njerëzit tua jepnin votën demokratëve, nuk mbështeteshin në hollësi të tilla si vendi ose koha kur kishin ndodhur ngjarje të tilla.

Gjyqtari tha gjithashtu se një person që kishte paraqitur dëshmi nën betim, kishte postuar në Facebook para zgjedhjeve pretendimin se demokratët po përdornin pandeminë si mbulesë për të mashtruar në zgjedhje. Kjo sipas gjyqtarit e dëmtonte dëshminë dhe besueshmërinë e personit në fjalë.

Të mërkurën, ekipi i Presidentit Trump ngriti një padi të ngjashme në Gjykatën e Qarkut Perëndimor të Miçiganit.

Fushata dhe republikanët kanë ngritur gjithashtu padi në shtetet Xhorxhia, Pensilvani dhe Uiskonsin me synimin për të bllokuar çertifikimin e rezultateve zgjedhore.

Studiuesit e ligjit kanë thënë se proceset gjyqësore që sfidojnë rezultet e zgjedhjeve janë më të efektshme nëse ngrihen në gjykatat e shteteve e jo të qarqeve dhe se vendimi i Gjykatës së Qarkut Uejn mund të minojë përpjekjet e ekipit të zotit Trump në gjykatën federale. Miçigani pritet t’i çertifikojë rezultatet më 23 nëntor./ VOA

Ju sugjerojmë

Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital
Kronikë

Drejtuesi i monopatinës përplas këmbësorin, përfundojnë të dy në spital

2 Korrik, 2025 4:11 pm
Zegjine Çaushi humb mandatin/ Mbyllet rinumërimi për Fierin
Aktualitet

Zegjine Çaushi humb mandatin/ Mbyllet rinumërimi për Fierin

2 Korrik, 2025 4:05 pm
Trump lançon parfumin e tij/ “Victory 45-47” simbolizon..
Bota

Trump lançon parfumin e tij/ “Victory 45-47” simbolizon..

2 Korrik, 2025 3:38 pm
Shefi i Emergjencave Civile në Elbasan: S’ka zjarr aktiv, vetëm tym
Aktualitet

Shefi i Emergjencave Civile në Elbasan: S’ka zjarr aktiv, vetëm tym

2 Korrik, 2025 3:25 pm
Lufta për trafikimin e armëve/ BE-UNDP pajisje Shqipërisë në vlerë 1.1 mln dollarë
Aktualitet

Lufta për trafikimin e armëve/ BE-UNDP pajisje Shqipërisë në vlerë 1.1 mln dollarë

2 Korrik, 2025 3:19 pm
Abuzimi seksual në Fier/Avokati i Popullit: Hetim administrativ institucioneve
Aktualitet

Abuzimi seksual në Fier/Avokati i Popullit: Hetim administrativ institucioneve

2 Korrik, 2025 3:03 pm
Kanosi me thikë një shtetas dhe shkeli masën “arrest në shtëpi”, pranga 36 vjeçarit
Aktualitet

Kanosi me thikë një shtetas dhe shkeli masën “arrest në shtëpi”, pranga 36 vjeçarit

2 Korrik, 2025 2:46 pm
“Shqipëria, koloni kartelesh”/ Berisha me zyrtarët e OSBE: Qeveri teknike para se…
Aktualitet

“Shqipëria, koloni kartelesh”/ Berisha me zyrtarët e OSBE: Qeveri teknike para se…

2 Korrik, 2025 2:29 pm
“Jo duhet stallë, jo..”/Rama ‘kritika’ bashkive:Mos u ktheni në problem për fermerët
Aktualitet

“Jo duhet stallë, jo..”/Rama ‘kritika’ bashkive:Mos u ktheni në problem për fermerët

2 Korrik, 2025 2:20 pm
“Linjë kredie 250 mln €”/ Rama në Cërrik: Na duhet një kthesë për projektet në fshat
Aktualitet

“Linjë kredie 250 mln €”/ Rama në Cërrik: Na duhet një kthesë për projektet në fshat

2 Korrik, 2025 1:54 pm
Para
Erdhi nga Italia, zbulohet destinacioni final i kamionit me mijëra euro

Erdhi nga Italia, zbulohet destinacioni final i kamionit me mijëra euro

Trump fiton Karolinën e Veriut

Trump fiton Karolinën e Veriut

Trump: Mund të bashkohem me protestën e mbështetësve të mi

Trump: Mund të bashkohem me protestën e mbështetësve të mi

TE FUNDIT

Drejtuesi i monopatinës përplas këmbësorin, përfundojnë të dy në spital

Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital
2 Korrik, 2025

Një 17 vjeçar në Tiranë që po lëvizte me monopatinë ka përplasur një këmbësor. Për pasojë si këmbësori edhe drejtuesi...

Lexo më shumë

Zegjine Çaushi humb mandatin/ Mbyllet rinumërimi për Fierin

Zegjine Çaushi humb mandatin/ Mbyllet rinumërimi për Fierin
2 Korrik, 2025

Rinumërimi në Qarkun e Fierit solli një ndryshim sa i përket shpërndarjes së mandateve brenda Partisë Socialiste. Zegjine Çaushi, kandidatja...

Lexo më shumë

Trump lançon parfumin e tij/ “Victory 45-47” simbolizon..

Trump lançon parfumin e tij/ “Victory 45-47” simbolizon..
2 Korrik, 2025

Presidenti Donald Trump, i cili ka promovuar atlete, kitara, monedha dhe orë të markës Trump, ka lançuar parfumin nën emrin...

Lexo më shumë

Shefi i Emergjencave Civile në Elbasan: S’ka zjarr aktiv, vetëm tym

Shefi i Emergjencave Civile në Elbasan: S’ka zjarr aktiv, vetëm tym
2 Korrik, 2025

Ndriçim Sinani, Shef i Emergjencave Civile në Elbasan, deklaroi se vijon puna për neutralizimin e situatës në landfillin e këtij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com