Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

84% e bizneseve të prekur nga kriza, normaliteti pritet pas 10 muajsh

2020/11/13 at 8:08 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A

84% e bizneseve shqiptare deklarojnë se janë prekur nga kriza e pandemisë.

Banka e Shqipërisë ka kryer dy anketa për efektet e Covid-19 në aktivitetin e biznesit, si pjesë e vrojtimeve të besimit në ekonomi, përkatësisht në muajt prill dhe shtator.

Në muajin prill, rreth 90% e bizneseve që kthyen përgjigje ishin shprehur se aktiviteti i tyre u ndikua nga epidemia, ndërsa në muajin shtator, ky raport është ulur në 84%, i ndikuar kryesisht nga sektori i industrisë dhe ndërtimit. E kundërta ka ndodhur me bizneset e shërbimeve, ku numri i bizneseve që shprehen se janë ndikuar është më i madh në muajin shtator.

Lidhur me pyetjen se si janë ndikuar, bizneset vlerësojnë si më të rëndësishmen uljen e kërkesës nga klientët vendas. Rëndësia e këtij faktori është rritur në krahasim me fillimin e pandemisë dhe ka arritur në rreth 42% të përgjigjeve të bizneseve në shtator, në krahasim me 34% në prill. Në linjë me lehtësimin e masave të marra, mbyllja e detyruar e aktivitetit, e cila ndikonte në masën 23% në prill është ulur në nivelin 13% në shtator. Ulja e kërkesës nga klientët vendas identifikohet si faktori me ndikim më të madh edhe në kategorizimin e bizneseve sipas madhësisë, me një peshë veçanërisht më të madhe për mikrondërmarrjet.

Bizneset kanë zgjedhur si alternativat kryesore për të përballuar situatën shtyrjen në kohë të pagesave, në 30% të rasteve dhe uljen e përkohshme të numrit të të punësuarve, në 27% të rasteve, në masë të ngjashme në të dy vrojtimet. Ndryshimi kryesor shihet në alternativën mbyllje aktiviteti, e cila ishte konsideruar në muajin prill, me 14% të përgjigjeve totale, por jo në muajin shtator, me vetëm 2% e përgjigjeve të bizneseve. Alternativa e konsideruar më shumë nga bizneset në muajin shtator është rritja e borxhit nga të tjerët, që ka arritur në 12% të bizneseve, nga 4% në prill. Në të dy vrojtimet, bizneset nuk kanë konsideruar si alternativë uljen e përhershme të numrit të punonjësve.

Edhe sipas madhësisë, alternativat kryesore për të përballuar situatën rezultojnë si më lart. Në muajin shtator vihet re një shtim i peshës së alternativës “Rritje e borxhit nga të tjerët” për mikrondërmarrjet dhe ndërmarrjet e vogla. Ndërkohë, alternativa e “Rritjes së huamarrjes nga bankat” rezulton me një peshë më të lartë në muajin shtator për ndërmarrjet e mesme dhe ato të mëdha.

Në përgjithësi, bizneset presin që të kthehen në një situatë normale (e kuptuar si situata përpara Covid-19) afërsisht pas 10 muajsh. Në krahasim me muajin prill, kur kriza pritej të ishte më e përkohshme, kjo periudhë është dyfishuar. Sipas madhësisë, koha e kthimit në situatën normale rezulton më e lartë për bizneset e vogla./ Burimi: Monitor

Ju sugjerojmë

U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident i rëndë në Fushë-Arrëz, plagosen dy turistë

2 Korrik, 2025 4:46 pm
Akuzat për prostitucion, Diddy shpallet fajtor
InstaBIZ

Akuzat për prostitucion, Diddy shpallet fajtor

2 Korrik, 2025 4:45 pm
Rinumërimi në Fier, Braho: Indicie e mjaftueshme që Prokuroria të nis hetimet
Aktualitet

Rinumërimi në Fier, Braho: Indicie e mjaftueshme që Prokuroria të nis hetimet

2 Korrik, 2025 4:33 pm
Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital
Kronikë

Drejtuesi i monopatinës përplas këmbësorin, përfundojnë të dy në spital

2 Korrik, 2025 4:11 pm
Zegjine Çaushi humb mandatin/ Mbyllet rinumërimi për Fierin
Aktualitet

Zegjine Çaushi humb mandatin/ Mbyllet rinumërimi për Fierin

2 Korrik, 2025 4:05 pm
Trump lançon parfumin e tij/ “Victory 45-47” simbolizon..
Bota

Trump lançon parfumin e tij/ “Victory 45-47” simbolizon..

2 Korrik, 2025 3:38 pm
Shefi i Emergjencave Civile në Elbasan: S’ka zjarr aktiv, vetëm tym
Aktualitet

Shefi i Emergjencave Civile në Elbasan: S’ka zjarr aktiv, vetëm tym

2 Korrik, 2025 3:25 pm
Lufta për trafikimin e armëve/ BE-UNDP pajisje Shqipërisë në vlerë 1.1 mln dollarë
Aktualitet

Lufta për trafikimin e armëve/ BE-UNDP pajisje Shqipërisë në vlerë 1.1 mln dollarë

2 Korrik, 2025 3:19 pm
Abuzimi seksual në Fier/Avokati i Popullit: Hetim administrativ institucioneve
Aktualitet

Abuzimi seksual në Fier/Avokati i Popullit: Hetim administrativ institucioneve

2 Korrik, 2025 3:03 pm
Kanosi me thikë një shtetas dhe shkeli masën “arrest në shtëpi”, pranga 36 vjeçarit
Aktualitet

Kanosi me thikë një shtetas dhe shkeli masën “arrest në shtëpi”, pranga 36 vjeçarit

2 Korrik, 2025 2:46 pm
Para
Imzot George Frendo infektohet me COVID-19, shtrohet në spital

Kishte komplikacione nga COVID-19, Imzot George Frendo dërgohet në Itali

Zyrtarët amerikanë: Nuk kanë të dhëna që sistemi të jetë kompromentuar

Zyrtarët amerikanë: Nuk kanë të dhëna që sistemi të jetë kompromentuar

Votuesit e Presidentit Trump të dëshpëruar përballë fitores së Biden

Votuesit e Presidentit Trump të dëshpëruar përballë fitores së Biden

TE FUNDIT

Aksident i rëndë në Fushë-Arrëz, plagosen dy turistë

U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
2 Korrik, 2025

Një aksident rrugor i rëndë ka ndodhur sot në aksin Fushë Arrëz–Kryezi–Iballë, ku dy turistë që udhëtonin me motor janë...

Lexo më shumë

Akuzat për prostitucion, Diddy shpallet fajtor

Akuzat për prostitucion, Diddy shpallet fajtor
2 Korrik, 2025

Sean “Diddy” Combs u shpall fajtor nga një juri federale për akuzat e përfshirjes në prostitucion, por u lirua nga...

Lexo më shumë

Rinumërimi në Fier, Braho: Indicie e mjaftueshme që Prokuroria të nis hetimet

Rinumërimi në Fier, Braho: Indicie e mjaftueshme që Prokuroria të nis hetimet
2 Korrik, 2025

Ka përfunduar rinumërimi i votave në Qarkun e Fierit, ku nga ky proces pati një ndryshim sa i përket shpërndarjes...

Lexo më shumë

Drejtuesi i monopatinës përplas këmbësorin, përfundojnë të dy në spital

Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital
2 Korrik, 2025

Një 17 vjeçar në Tiranë që po lëvizte me monopatinë ka përplasur një këmbësor. Për pasojë si këmbësori edhe drejtuesi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com