Një 49-vjeçare është dërguar në spitalin e Vlorës pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 15:00. Policia njofton se shtetasja me inicialet H. Xh., ndodhet në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë.
Ndërkohë autoritetet po vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.
Njoftimi i policisë
Më datë 12.11.2020, rreth orës 15:00, në spitalin rajonal Vlorë, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasja H. Xh., 49 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar fotoksinë.
Shtetasja H. Xh. aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al