Një banesë 2-katëshe në lagjen Partizani në Vlorë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.
Burime nga policia bëjnë me dije se në momentin e flakëve në banesë ka qenë një e moshuar, 90-vjeç e cila është transportuar për në spital si pasojë e tymit të krijuar ndërsa mësohet se nuk ka shenja djegie.
Ndërkohë policia bën me dije se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 12.11.2020, rreth orës 08:30, në lagjen Partizani, është përfshirë nga flakët banesa e shtetases D. R., rreth 90 vjeçe, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./ Opinion.al