Kabineti qeveritar izraelit ka miratuar sot një plan për ndërtimin e një qyteti të ri në kufijtë e Gazës.
“Ky është një lajm i madh për Izraelin dhe për komunitetin në zonën përrreth Rripit të Gazës”, tha Kryeministri Benyamin Netanyahu.
Qyteti që për momentin sipas medieve ka emrin e përkohshëm Hanun do të shtrihet në jug të qytetit Sderot, jo shumë larg nga Saad.
Kujtojmë që zona e Gazës ka qenë vazhdimisht objekt i konflikteve të hershme mes Izraelit dhe Palestinës dhe është zona e tretë në botë për nga densiteti i popullatës./Opinion.al