Policia e Beratit ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili pas një konflikti të çastit me kushëririn e tij ka tentuar ta vrasë atë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Karkanjoz, ku shtetasi K. S., 35 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Sh. S., 51 vjeç, sikurse njofton policia.
Ngjarja ka ndodhur brenda banesës së autorit, ku shërbimet e Policisë të njoftuar për konfliktin kanë rrethuar banesën duke arrestuar 35-vjeçarin. Ata kanë sekuestruar edhe armën e zjarrit tip kallashnikov, me 16 fishekë në krehër.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al