Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Osmani: Viktimat dhe agresorët nuk barazohen, krimet i kreu Serbia

2020/11/05 at 7:33 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Osmani: Viktimat dhe agresorët nuk barazohen, krimet i kreu Serbia

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani tha se vendi po kalon nëpër kohë të vështira, prandaj kjo kohë “kërkon lidership të fuqishëm dhe përgjigje të unifikuar shtetërore”.


Osmani, në një adresim për publikun, pas marrjes së kësaj detyre, pasi Hashim Thaçi dha dorëheqje nga posti i presidentit, për shkak të konfirmimit të aktakuzës për krime lufte, tha se Kosova gjendet në një kohë të vështirë dhe bëri thirrje për unitet.

“Angazhimi ynë për shtet ligjor na ka përballur me sfida të rënda, por ne nuk kemi hequr dorë nga përkushtimi për konsolidim të shtetit dhe për kultivim të vlerave demokratike. Pavarësisht sfidave ne kemi qëndruar fortë në besimin tonë, të cilin ju thërras ta dëshmojmë edhe në këto momente të vështira”, tha Osmani.

Sipas Osmanit, qytetarët duhet të dëshmojnë unitet dhe besnikëri ndaj Republikës.

“Vendi ynë ka kaluar sfida të shumta gjatë historisë përfshirë edhe luftën e fundit, prandaj duhet të ushtrojmë me maturi përgjegjësitë institucionale dhe ta forcojmë qëndrueshmërinë e shtetit tonë sepse shteti bëhet i fortë edhe kur përballet me sfida, duke i tejkaluar ato dinjitetshëm”, tha Osmani.

Osmani tha se vlerëson të gjithë ata që iu përgjigjën ftesës së Dhomave të Specizuara, duke thënë se këto veprime dëshmojnë “besim të palëkundur në drejtësi”.

“Ne jemi të vetëdijshëm se veprimet e Dhomave të Specializuara janë rrjedhojë e obligimeve shtetërore të cilat Kosova i ka pranuar. Proceset që vijnë pas, nuk do ta dëmtojnë projektin tonë kombëtar për liri, i cili është ndërtuar mbi sakrificën e brezave të tërë dhe gjakun e derdhur të ushtrisë sonë çlirimtare”, tha Osmani.

Si ushtruese e detyrës së presidentit, Osmani u zotua se do të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve, do ta ruajë kohezionin institucional, stabilitetin dhe unitetin e vendit.

Osmani tha se rajoni nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme, nëse viktimat dhe agresorët barazohen.

“Ne, shqiptarët e Kosovës, kemi qenë viktimë e hegjemonisë të një shteti gjenocidial. Kurse, Serbia ishte shteti që kreu këto krime”, tha Osmani.

Dhomat e Specializuara më 5 nëntor kanë konfirmuar aktakuzën për krime lufte edhe ndaj kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Më 4 nëntor, aktakuzat për krime lufte iu konfirmuan edhe ish-nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Në muajin qershor, Prokuroria e Specializuar në Hagë njoftoi se kishte dërguar për shqyrtim në Dhomat e Specializuara të Kosovës aktakuzë kundër Hashim Thaçit, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, si dhe disa personave “të tjerë”, emrat e të cilëve prokuroria nuk ka dashur t’i publikojë.

Në aktakuzë thuhej se ata ngarkohen me “disa krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me forcë, persekutim dhe tortura”.

Aktakuza pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuarit e tjerë janë penalisht përgjegjës për gati 100 vrasje.

“Viktimat e krimeve në aktakuzë janë qindra njerëz, identiteti i të cilëve është i njohur dhe në mesin e të cilëve ka shqiptarë të Kosovës, serbë, romë dhe njerëz të kombësive të tjera, si dhe kundërshtarë politikë”, ishte thënë në deklaratë.

Ndërkaq, aktakuzat ndaj Krasniqit dhe Selimit nuk janë bërë ende publike.

Prokuroria e Specializuar në Hagë heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000. Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

Zyra e Prokurorit të Specializuar i kishte paraqitur aktakuzat e para në muajin shkurt të këtij viti dhe pastaj edhe një në muajin prill.



Ju sugjerojmë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

“Jeni në hetim për krime kibernetike”, Policia reagon për email-et e rreme

29 Tetor, 2025 12:43 pm
Lëvizje të shumta në radhët e Policisë së Shtetit, të gjitha transferimet
Aktualitet

Lëvizje të shumta në radhët e Policisë së Shtetit, të gjitha transferimet

29 Tetor, 2025 11:35 am
Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës
Kronikë

Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës

29 Tetor, 2025 11:04 am
Gaza/ 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë
Bota

Gaza/ 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë

29 Tetor, 2025 10:56 am
Luftua në Ukrainë/ Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët?
Bota

Luftua në Ukrainë/ Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët?

29 Tetor, 2025 10:36 am
Emrat/ Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen urdhër-arreste
Kronikë

Emrat/ Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen urdhër-arreste

29 Tetor, 2025 9:31 am
Shpërthim me tritol në Shkodër, gjendet një makinë e djegur në Dragoç
Kronikë

Shkodër/U plagos pas shpërthimit me tritol, inspektori i Tatimeve: Nuk kam konflikte

29 Tetor, 2025 9:26 am
Gjermani/ Nivel i lartë kërcënimi nga krimi i organizuar
Bota

Gjermani/ Nivel i lartë kërcënimi nga krimi i organizuar

29 Tetor, 2025 9:03 am
Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste
Kronikë

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste

29 Tetor, 2025 9:01 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

29 Tetor, 2025 8:26 am
Para
Trump: Mbrëmë po fitoja, më pas shtetet filluan të zhdukeshin si me magji

Gjykatësi i Miçiganit refuzon kërkesën e Trump për të ndaluar numërimin

Brataj: Shifrat në korrik do të kenë rritje

Brataj thirrje qytetarëve: Kujdes me këtë ilaç, nuk autorizohet për COVID

Engel thirrje politikës shqiptare: Gjeni rrugën e dialogut, ndaloni dhunën

Engel: Bëj thirrje që SHBA-ja të ekzaminojë punën e Gjykatës Speciale
















TE FUNDIT

“Jeni në hetim për krime kibernetike”, Policia reagon për email-et e rreme

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
29 Tetor, 2025

Policia e Shtetit bën me dije se disa shtetas ende të paidentifikuar kanë krijuar adresë elektronike të rremë (email) me...

Lexo më shumë

Lëvizje të shumta në radhët e Policisë së Shtetit, të gjitha transferimet

Lëvizje të shumta në radhët e Policisë së Shtetit, të gjitha transferimet
29 Tetor, 2025

Policia e Shtetit ka bërë ndryshime të rëndësishme në disa komisariate të vendit, duke emëruar dhe transferuar disa drejtues në...

Lexo më shumë

Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës

Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës
29 Tetor, 2025

Një sasi e madhe armatimi është zbuluar nga forcat e policisë të komisariatit nr.2 në një zonë shumë pranë qendrës...

Lexo më shumë

Gaza/ 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë

Gaza/ 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë
29 Tetor, 2025

50 palestinezë, mes tyre 22 fëmijë, u vranë dhe mbi 200 u plagosën të martën në mbrëmje në një valë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com