Teksa numërimi i votave në SHBA vijon, i dërguari i posaçëm i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Riçard Grenell, ka bërë thirrje të bëhen verifikimet që të mos ketë vota nga njerëz që kanë vdekur.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka deklaruar se është e rëndësishme që të bëhen të gjithë verifikimet e nevojshme, pasi sipas tij njerëzit meritojnë të dinë nëse të gjitha votat janë të ligjshme.
“Njerëzit meritojnë të dinë nëse të gjitha votat janë të ligjshme. Shikoni vendbanimet e votuesve. Sigurohuni që njerëzit e vdekur mrekullisht nuk kanë votuar. Verifikoni nëse votat janë të ligjshme”, ka shkruar Grenell.
Riçard Grenell është një nga njerëzit e besuar të Trump dhe pjestar i fushatës së tij presidenciale.