Kosova ka regjistruar 9 viktima dhe 546 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se rastet e reja pozitive rezultojnë nga testimi i 1,626 mostrave. Po në 24 orët e fundit, 107 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.
Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë që prej fillimit të pandemisë shkon në 21,545, i viktimave në 714 dhe i të shëruarve në 15,829.
Aktualisht, Kosova regjistron 5,002 raste aktive me Covid-19./ Opinion.al