Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka bërë ndyshime në nivele drejtuesish në disa nga komisariatet e vendit.
Krerët e komisariatit të Korçës, Pogradecit dhe Durrësit, janë transferuar nga detyrat që mbanin, dhe në vend të tyre janë emëruar drejtorët e rinj.
Mësohet se Niko Palla i cili prej 3 vite e gjysmë ka qenë shef i komisariatit të Pogradecit është zhvendosur në drejtorinë e policisë në Elbasan. Në vendin e tij është vendosur Artur Ebaj, shef i Komisariatit të Krujës.
Në Krujë, në vend të Artur Ebaj është vendosur k/komisar Elton Alushi.
Shefi i komisariatit të Korçës, Florian Dano, i cili ka më shumë se 3 vite në këtë post, është zhvendosur në krye të njësisë së forcave “Shqiponja” dhe në vend të tij është vendosur Krenar Gjokutaj.
Në Durrës zhvendoset Gerond Seitllari i cili kalon shef në Kuçovë ndërsa në vend të tij është vendosur Ermal Hajdini.
Ditën e djeshme janë bërë ndryshime edhe në komisariatet e Elbasanit, Kukësit dhe Dibrës.
Drejtori i Drejtorisë Vendore te Policisë Elbasan, Arjan Muça është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet Drejtor i DVP Elbasan, zëvendësdrejtori i kësaj drejtorie, Alket Shatro.
Gjithashtu, drejtori i Drejtorisë Vendore të DVP Kukës, Erigert Mitri, transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet Drejtori i DVP, Kukës Alban Çela.
Edhe drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Skënder Kalemi, transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Policisë Vlorë Artur Selimi./ Opinion.al