Rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, forca të shumta policore nga njësia e EULEX-it kanë shkuar në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë. Deri më tani nuk është e qartë përse forcat EULEX po ushtrojnë kontroll në shtëpinë e Krasniqit.
Kujtojmë se Jakup Kraniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku mbajti poste të larta gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së.
Poste të larta Krasniqi kishte edhe pas luftës si kryetar i Kuvendit të Kosovës, ministër dhe poste të tjera të rëndësishme. Aktualisht Krasniqi është kryetar i Këshillit Kombëtar të Nisma Socialdemokrate./ Opinion.al