OFL është ndalur sot në qytetin e Tiranës, ku i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë katër shtetasve të dënuar më parë.
Policia e Shtetit njofton se këta shtetas janë:
Bashkim (Kosta) Mëllugja, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim;
Urim Picari, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;
Naim Lataj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Bledar Stafuka, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./Opinion.al